Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Jose Angel Sanchez/“Njeriu hije i betejave të mëdha” që qëndron pas Florentino Perez

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Jose Angel Sanchez/“Njeriu hije i betejave të mëdha” që qëndron pas Florentino Perez

“Ushtarët e mëdhenj, evitojnë betejat” –thënia e famshme të Suz Tzu, që në mënyrë perfekte e përshkruan se si presidenti aktual i Real Madridit, Florentino Perez, pëlqen të operoje dhe se si Jose Angel Sanchez është njeriu që ai ka dërguar në beteja.

Një figurë e panjohur për botën e futbollit, Jose Angelz Sanchez është njeriu i dytë në organizatën gjigande të quajtur Real Madrid, vetëm pas Florentino Perez, dhe që kur Jorge Valdano u shkarkua nga posti i drejtorit sportiv në vitin 2011, Jose Angel Sanchez ka qenë njeriu i cili ka marë përgjegjësitë e mëdha në klub.

Por si e mori ai këtë përgjegjësi dhe si e fitoi besimin e Perez?

Një gazetarë tashmë i penzionuar, Jose Maria Garcia, njihet si njëri ndër njerëzit që e urrejnë më së shumti Florentino Perez dhe në një intervistë të dhënë para shumë vitesh, shkoi deri në atë shkallë sa theksoi që ”Florentino është presidenti më i korruptuar i futbollit Spanjoll”. Në vitin 2000, Jose Angel Sanchez, fitoi besimin e presidentit Perez duke ndaluar kritikat e Garcias ndaj Perez duke përdorur lidhjet me mediat Spanjolle dhe ndoshta favorite e tilla, janë gjithçka që njerëzit si Perez kanë nevojë.

Jose Angel Sanchez, nga viti 1995 deri në vitin 2000 ishte CEO i kompanisë SEGA për Europën Jugore dhe ishte njëri nga njerëzit e parë që Perez solli në klub gjatë epokës së tij të parë si president i Real Madridit, e filluar nga viti 2000. Ai ishte njeriu perfekt që mund të bënte Real Madridin një brend botëror. Jose Angel Sanchez ishte ‘pioneri’ apo nismëtari i një filozofie të re tek Real Madridi sëbashku me Perez, prioriteti i të cilit ishte gjithmonë marketingu, e që për këtë u ndihmua nga yjet si David Beckham, Zidane dhe Ronaldo që njihen si galaktikët e epokës së parë. Në vitet 1999-2000, asnjë ndeshje në Bernabeu nuk ishte e mbushur plot, madje as El Clasicot, por pasi Perez fitoi zgjedhjet, gjithçka ndryshoi. Jose Angel Sanchez ishte drejtori i marketingut të klubit në atë kohë dhe ai ndihmoi në ngritjen e imazhit dhe vlerave të stemës së Real Madridit, për të filluar kështu një rrugëtim që do të thyente të gjitha barrierat dhe gjuhët dhe kështu, gara filloi.

Real Madridi u kritikua për këtë filozofi sepse e bëri skuadrën të ç’ekuilibruar, për shembull, në atë kohë u shkarkua Del Bosque, që pavarësisht se kishte fituar shumë me Real Madridin dhe pastaj fitoi edhe kupën e Botës me Spanjën në vitin 2010, Florentino Perez ndjeu që ai nuk është një trajner i kohërave moderne pas rebelimit të trajnerit ndaj filozofisë së Galaktikëve. Pikërisht për këtë arsye, Perez refuzoi të mbante të njëjtin drejtim me Del Bosuqen, me këtë të fundit që e shtyu një vit me shumë presione, përkundër faktit që ai kishte të drejtë kur kritikoi Perez dhe blerja e Beckham, ishte mbase njëra nga arsyet se pse Galaktikët e parë dështuan të mbushin pritshmëritë, por diçka e tillë nuk ndodhi edhe në aspektin e marketingut, sepse sipas Jose Angel Sanchez, vet David Beckham i solli klubit 600 milion euro në marketing dhe në komercialitet.

Perez dhe Sanchez ndoshta ishin ndër të pakët njerëz që e kuptuan rëndësinë e vlerës së brendit dhe parave në futboll. Ata e maestruan artin e të jetuarit në një ekonomi globale si një klub futbolli dhe luajtën një rol vital në kapitalizmin e klubit, diçka që ndihmoi në pastrimin e borxheve dhe optimizimin e nivelit të shpenzimeve, teksa me shitjen e kampit stërvitor Ciudad Deportiva për 400 milion euro, klubi lëvizi tek një kamp stërvitor më të moderuar si Valdebebas apo La Ciudad, dhe ky shënoi një tjetër sukses madhështor për Real Madridin.

Në vitin 2006 Florentino u largua nga klubi dhe Calderon mori presidencën por në mënyrë surprizuese, ai vendosi të mbaje Jose Angel Sanchezin në klub, teksa ai u promovua si drejtor gjeneral i klubit. Jose Angel Sanchez kishte një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë në Madrid, për shembull me Pedrag Mijatovic, me të cilin hartoi planin për të sjellë lojtarë si Higuain, Marcelo dhe Fernando Gago, që ishin blerje të shkëlqyera në atë kohë. Sanchez atëherë ishte më shumë i përfshirë në ACS, një kompani e Inxhinierisë civile e pronësuar nga Perez dhe nuk i kushtoi mjaftueshëm kohë Real Madridit. Jose Antonio Abellan në librin e tij (Sulm në Real Madrid) theksoi që Sanchez ishte njeriu i Perez në bordin drejtues gjatë epokës së Calderon dhe ishte ai që i tregonte Perezit për të gjitha hapat që drejtuesit merrnin gjatë mungesës së tij.

Jose Angel Sanchez gjithmonë beson se aksionet e anëtarëve të klubit duhet të shuhen njëherë e përgjithmonë dhe Real Madridi duhet të privatizohet totalisht , diçka që do i sillte klubit më shumë se 1 trilion euro dhe do e bënte klubin të udhëhiqet siç bëhet nga klubet tjera të mëdha në Europë, por Perez dhe Sanchez nuk janë në të njëjtin drejtim për këtë çështje, me presidentin që ia ka bërë me dije Sanchezit që diçka e tillë është absolutisht e pamundur.

Gjatë epokës së dytë të presidencës së Perez, anëtarët tjerë të bordit drejtues dëshironin largimin e Sanchez dhe njëra nga arsyet kryesore prapa kësaj ishte përfshirja e tij në skandalin me kompaninë ‘Bëin‘. Gjatë kohës së Calderon, e bija e Anton Parera (ish drejtues i Barcelonës), luajti një rol vital në arritjen e marrëveshjes së sponzorizimit të Real Madridit nga ana e Bëin, por kur marrëveshja doli të jetë me ‘gracka‘, i gjithë komisioni i Bëin duhej të paguhej nga xhepi i Sanchez dhe vajza e Pareras nuk përfitoi asgjë. Pavarësisht gjithë kësaj, Perez e mbajti Jose Angel Sanchez në Real Madrid dhe ashtu siç edhe personalisht e potencoi kur Valdano u shkarkua në vitin 2011, Sanchez u bë në klub më shumë se sa një mbret i marketingut.

Epoka e dytë e Perez në krye të klubit filloi me sjelljen e Galaktikëve të ri në klub. 247,4 milion euro u shpenzuan në sezonin 2009/2010, për të sjellë yje si Cristiano Ronaldo dhe Kaka. Ishte vet Jose Angel Sanchez që bindi Perezin për të shpenzuar tek Cristiano Ronaldo, që në atë kohë u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë të të gjitha kohërave dhe tani pas 9 viteve në klub, ai është nëse jo më i madhi, njëri nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në klub. Në Shkurt të vitit 2013, Zidanes iu caktua detyra të ndjekë nga afër Gareth Balen e Tottenham, që në atë kohë konsiderohej vetëm një nivel më poshtë Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. Dhe në muajin Qershor të atij viti, Jose Angel Sanchez mori detyrën për të sjellë në Bernabeu Gareth Balen, operacion të cilin e përmbylli me sukses duke e bërë Balen lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Ishte prapë Sanchez që realizoi një tjetër sukses dhe që nuk zhgënjeu aspak.

Por që nga blerja e Gareth Bale, Florentino Perez ndryshoi politikën e Galaktikëve dhe tani është më tepër i interesuar për një elitë të lojtarëve të rinj e të talentuar, që vijnë të lirë dhe që nuk janë një risk i madh në investimin financiar. Arsyeja prapa kësaj ishin paratë e derdhura në futbollin Europian nga lindja e Mesme dhe një marrëveshje e çmendur e të drejtave televizive në premier league. Perez e kuptoi faktin që tashmë Real Madridi nuk mund të rivalizoje financiarisht me ta dhe se Real Madridi nuk është fuqia e vetme financiare në botën e futbollit. Por, nga këtu lind përsëri pyetja, a duhet Real Madridi të shitet tek një pronar privat, ashtu siç sugjeron Jose Angel Sanchez?

Sidoqoftë, ndryshimi i politikës së klubit nuk ndryshoi edhe sukseset e Jose Angel Sanchez. Me blerjen e Asensios për 3.5 milion euro si shembullin më të mirë, ai çmendi të gjithë Europën, teksa drejtori teknik i Bayern Munich, Micahael Reschke e vlerësoi me fjalë të larta për këtë marrëveshje duke theksuar: ”Duhet t’i bëni një monument Jose Angel Sanchez për këtë arritje!”

Pavarësisht blerjeve dhe marketingut, Sanchez luajti edhe një rol vital në ndërlidhjen e klubit me skuadrën, teksa ishte ura ndërmjet klubit dhe Jose Mourinhos. Sanchez, po ashtu publikisht theksoi që ligji i Beckham duhet të rikthehet në Spanjë, duke patur frikën që La Liga nuk do të rivalizoje me Premier Leaguen nëse kanë ligje të tilla sa i përket pagesës së taksave, me lojtarët që preferojnë së fundmi më tepër kampionatin Anglez, në të cilin paguajnë më pak taksa.

Por, pavarësisht këtyre sukseseve, Jose Angel Sanchezin e kemi parë edhe të kritikohet. Njëra nga kritikat më të mëdha me të cilën u përball ishte transferimi i De Geas, i ashtuquajtur ‘fax machine day’. Sanchez po ashtu u ngarkua me përgjegjësinë e përjashtimit të Real Madridit nga Copa Del Rey në Dhjetorin e vitit 2015, për faktin që futi në fushë një lojtarë që nuk duhej të ishte fare në skuadër për atë ndeshje si Denis Cheryshev.

Jose Angel Sanchez shumë shpejtë u bë një njeri i kërkuar në botën e futbollit. Menjëherë pas finales së UEFA Champions League në vitin 2016 në Milan, Sanchez vendosi të futet në Gestifute, organizata më e fuqishme e agjentëve në botë, e pronësuar nga miku i tij, Jorge Mendes, por Perez e bindi të qëndronte. Ka madje disa fjalë që në vitin 2016, Mourinho e dëshironte Sanchezin në vend të Ed Woodward tek Manchester United.

Jose Angel Sanchez sidoqoftë nuk ka një marëdhënie të shëndetshme me pjesëtarët tjerë të bordit drejtues, për shembull me Manuel Redondon, por Perez e ka mbajtur atë deri në këtë ditë. Që nga rikthimi i Perez, Real Madridi është bërë më i fuqishëm në aspektin financiar dhe nga viti 2011, vlera e markës apo brendit të Real Madridit është rritur për 146.73%, me klubin që ka fituar 2 kampionate dhe 3 Champions League duke përfshirë edhe një triumf të njëpasnjëshëm.

Për disa tifozë, Jose Angel Sanchez është njeriu perfekt për të zëvendësuar Perez dhe për të vazhduar me filozofinë e Perez, por nuk mund ta mohojmë edhe faktin që vetëm Perez e ka mbajtur atë tek Real Madridi dhe ai nuk është një figurë aq e njohur në bordin drejtues. Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se pse mund të mos e shohim asnjëherë atë në krye të klubit. Por një gjë është e sigurt, përderisa ai është në klub, Real Madridi do të jetë klubi më i suksesshëm në botë, në të gjitha aspektet.

Tags: AngelbetejaveFlorentinohijeJosemëdhanjeriuPerezqëndronSanchez

TË LIDHURA

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”
Sport

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion
Sport

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025
Next Post
Pas akuzave për ngacmim seksual, regjizori braktiset nga kolegët

Pas akuzave për ngacmim seksual, regjizori braktiset nga kolegët

Makinës së Papës i shpohet goma

Makinës së Papës i shpohet goma

“Më thërrisni bushtër e keqe”, Bebe Rexha kundër…

“Më thërrisni bushtër e keqe”, Bebe Rexha kundër...

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë
Aktualitet

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

by mirseda
12:34 | 28/07/2025
0

Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, i cili ka humbur lidhjen me miqtë pasditen e...

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com