Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Planifikojeni se kur do të sëmureni, s’ka më vizita pa agjendë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Planifikojeni se kur do të sëmureni, s’ka më vizita pa agjendë

Në qendrat e Mjekësisë Familjare, sipas një pilot-projekti që po zbatohet aktualisht, pacientët mund të bëjnë vizita mjekësore vetëm pasi t’i kenë caktuar ato paraprakisht.

Por, aplikimi i rregullave të reja, përkatësisht caktimit paraprak të vizitave (termineve) në këto qendra, si shërbime primare shëndetësore, ka nxitur reagime të pacientëve, të cilët nuk e shohin të arsyeshëm këtë vendim. Sipas tyre, ndihma e parë mjekësore do duhej të ofrohej nga mjekët familjarë në çdo kohë që ata kanë nevojë.

Kujtojë se disa ditë më parë në media u shkrua se besimi në institucionet publike shëndetësore në Kosovë mbetet jashtëzakonisht i vogël. Jo vetëm qytetarët, por edhe vetë përfaqësuesit politikë, përfshi edhe ata që kanë mbajtur postet më të larta qeveritare, nuk preferojnë që të kërkojnë trajtim mjekësor në këto institucione, për shkak të shërbimeve jocilësore, që besohet se janë pasojë e mungesës së investimeve nga ana e institucioneve qeverisëse (lajmin e plotë lexoje këtu).

Blerta Maxhuni, qytetare nga Prishtina, thotë se kishte probleme shëndetësore, por nuk arriti të kryejë vizitë mjekësore ngase nuk kishte caktuar termin.

“Isha te Qendra e Mjekësisë Familjare në Bregun e Diellit. Kisha komplikime shëndetësore. Më thanë se duhet bërë termin, gjë që me dukej banale, për arsye se është qendër e kujdesit primar, që pacientët duhet të marrin ndihmë”, thotë Maxhuni.

Sipas kësaj qytetareje, aplikimi i termineve, mund të jetë një arsye më tepër që pacientët të kërkojnë ndihmën mjekësore në ordinancat private.

“Uroj që të mos ketë keqpërdorime dhe të mos ketë pazare mes mjekëve me ordinanca private, pra që t’i referojnë pacientët, në mënyrë që ata të mos presin, shkruan rel. Kur unë isha për vizitë mjekësore, ishte vetëm një zonjë me fëmijën e saj duke pritur dhe nuk po shoh arsye që të caktoj termin, meqë nuk kishte njerëz (duke pritur)”, tha Maxhuni.

Por, zyrtarët shëndetësorë në qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë thonë nga termini përjashtohen rastet urgjente dhe ata me sëmundje kronike.

Florie Hyseni, specialiste e mjekësisë familjare, tha se arsyeja pse kanë filluar të funksionojnë me termine, është ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Ajo thotë se do të kursehet koha e pacientëve për pritje, dhe gjithashtu lehtësohet puna e stafit mjekësorë në ofrimin e shërbimeve, si dhe të ofrohet cilësi më e mirë e shërbimeve shëndetësore për pacientët.

“Në këtë qendër, frekuenca e pacientëve është përafërsisht nga 170 deri 180 pacientë brenda ditës, derisa në ndërrimin e natës, pranon nga 50 deri në 70 pacientë. Terminet ndoshta do t’i habisin pacientët në fillim, por kjo është marrë pikërisht për cilësi më të mirë për pacientët. Kjo vlen edhe për analiza laboratorike, caktohet termini dhe nuk ka arsye për pritje”, tha Hyseni.

Zonja Hyseni tutje shton se përhapja e viruseve gjatë pritjeve të shumta të pacientëve në korridore, është potencialisht më e madhe, andaj caktimi i vizitave, sipas saj, pos tjerash shmang edhe grumbullin e njerëzve dhe rrjedhimisht edhe përhapjen e viruseve.

Tags: agjendëPlanifikojenitë sëmurenivizita

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Rrëfimi i dëshmitarit: Ariela u përlesh me vrasësin

Rrëfimi i dëshmitarit: Ariela u përlesh me vrasësin

“Euro 2016”/Eksperienca historike e Kombëtares në një album fotografik

“Euro 2016”/Eksperienca historike e Kombëtares në një album fotografik

I fiksuar pas markave të shtrenjta, kjo është ora mbi 100 mijë euro e Noizy-t

I fiksuar pas markave të shtrenjta, kjo është ora mbi 100 mijë euro e Noizy-t

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com