Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Gjermani u krijua koalicioni i madh i dalë nga zgjedhjet, ku socialdemokratët gjermanë, SPD, u ribashkuan në qeveri me kancelaren Angela Merkel, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet mes tyre.
Në konferencën e Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD), e zhvilluar në ish-kryeqytetin Bon, morën pjesë 642 delegatë, mes të cilëve 362 votuan pro rifillimit të negociatave me kancelaren Merkel, katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.
Ky koalicion është pritur edhe me kritika, teksa shumë anëtarë të SPD-së besojnë se partia duhet të dalë në opozitë për të patur shansin e rigrupimit dhe rigjallërimit pas rezultatit më të keq që nga 1949-ta, arritur në zgjedhjet e shtatorit.