Ish-moderatorja Amarda Toska është në pritje të fëmijës së dytë me Ermal Mamaqin. Megjithëse bukuroshja është munduar që të mos e zbulojë barkun e saj dhe të tregohet e kujdesshme në fotot që poston, duket që dikush tjetër ia ka prishur disi privatësinë.
Në eventin e organizuar mbrëmë në Tiranë, kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme, mes tyre edhe çifti Mamaqi.
Edhe pse vetë moderatorja ka postuar në Instagramin e saj një foto pa e treguar barkun, është Ermali dhe fotografja Tea Dupi, që kanë zbuluar se sa bukur duket Ami shtatzënë.
Ndërsa Ami është duke bërë foto në këndin e caktuar të eventit, Ermali dhe Tea, gjithashtu po bëjnë foto për qejfin e tyre, por duket se qëllim kanë të nxjerrin edhe Amin në foto.