Daniela Figo, vajza 18-vjeçare e Luis Figo ka rrezikuar të bëhet pjesë e një skandali të madh. U përfol se ishte pjesë e një video e shpërndarë në internet me ngjyrë të kuqe. Madje vajza në video pohonte se ishte Daniela Figo, por kjo “gjetje’ është përgënjeshtruar nga vetë vajza e kampionit portugez.
Fotografitë dhe video, ka saktësuar Daniela: “Dua që të gjithë të dinë dhe të kuptojnë se imazhet janë të pavërteta dhe se nuk janë të miat. Nuk e kuptoj arsyen e gjithë kësaj dhe më vjen keq që njerëz të tillë të bëjnë gjithë këtë vetëm për të tërhequr vëmendjen, duke përfshirë njerëz që as nuk i njohin”.