Në prag të ndeshjes të vlefshme për Kupën e Spanjës, mes Atletico Madrid dhe Sevillas ka ndodhur një ngjarje mjaft e rëndë, ku një tifoz madrilen është sulmuar me thikë. 22-vjeçari është shtruar menjëherë në spital, ku është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë plagë në të ndenjura, në krah dhe në këmbë.
Dyshohet se ka pasur një përplasje mes tifozëve andaluzianë në një stacion metroje, pranë stadiumit “Wanda Metropolitano”. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, ndërsa policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit të rëndë. Ndeshja përfundoi 1-2 në favor të Sevillas dhe goli i vetëm për Atleticon u shënua nga Diego Simeone.