Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Heroi dhe anti-heronjtë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Heroi dhe anti-heronjtë


Kombet janë formuar zakonisht mbi kujtesën e përbashkët dhe heronjtë. Heronj janë ata që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme, në kohë të jashtëzakonshme.

Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, organizoi për një çere k shekulli një rezistencë epike ndaj njërës prej perandorive më të mëdha të kohës, asaj osmane.

Kjo është dëshmuar në dhjetëra libra dhe mijëra dokumente arkivore nga burime të ndryshme. Sigurisht historia, nuk është asnjëherë bardh e zi.

Pak vite më parë shkaktoi shumë debat një biografi e re mbi Skënderbeun e historianit zviceran Oliver Schmitt, e përkthyer edhe në shqip, e cila e paraqet heroin tonë kombëtar, si një kapedan që luftoi për t’u hakmarrë për vrasjen e të atit nga dy sulltanë turq, si një udhëheqës ushtarak që i dha një ngjyrim fetar betejës së tij, si një prijës që la pas vdekjes së tij vetëm një vend të mbushur me gërmadha.

Veç kësaj ai hedh dyshime mbi përkatësinë etnike të babait apo edhe nënës së Skënderbeut.

Këto teza kanë vazhduar të gjejnë jehonë në Shqipëri edhe nga disa gazetarë e publicistë të njohur, nën devizën e nevojës së dekonstruksionit të miteve në historinë tonë kombëtare dhe distancimin nga lloj nacionalizmi qesharak të formësuar kryesisht gjatë diktaturës komuniste.

Rishikimi i historisë apo edhe i figurave historike në një përqasje më objektive, është në çdo rast pozitiv.

Por ky proces duhet të qëndrojë larg sensacionalizmave, tezave provokative dhe gjysmë të vërtetave që tentojnë t’i serviren opinionit publik, si të dhëna burimore të besueshme, por që vështirësisht i qëndrojnë metodologjisë krahasuese me morinë e panumërt të fakteve që dëshmojnë të kundërtën.

Cinikëve dhe nihilistëve, mbështetës të këtyre tezave, për arsye dhe motivime nga më të ndryshmet, u duhet bërë një pyetje e thjeshtë: Çfarë do të kishte ndodhur me identitetit arbëror-shqiptar, nëse një prijës që në rastin konkret qëlloi të ishte Skënderbeu, nuk do të ishte kujtuar për rrënjët e veta, nëse s’do të kishte organizuar asnjë rezistencë ndaj pushtimit, dhe më pas sundimit gjysmëshekullor osman?

A do të kishte sot në këto troje shqiptarë, që i thonë vetes shqiptarë? Apo kjo nuk ka kurrfarë rëndësie, se sot në epokën e globalizmit mjafton të jemi qytetarë të botës, pa “shtyllë kurrizore”.

Mbi çfarë narrative do të ishin ngritur shqiptarët pas 4 shekuj më pas për të formuar Lidhjen e Prizrenit, të merrte jetë lëvizja e Rilindjes Kombëtare, kryengritjet e mëdha gjatë Luftërave Ballkanike, dhe në fund shpallja e pavarësisë më 1912-ën?

Figurat e heronjve janë keqpërdorur dhe do të vazhdojnë të keqpërdoren nga pushtetarët për interesat e politikës së ditës, për të luajtur me emocionet e njerëzve, lënë mënjanë mjerimin e gjithanshëm dhe duke zgjatur sundimin.

S’mund të mohohet: Diktatori Hoxha e shndërroi Kalanë e pamposhtur të Krujës së Skënderbeut, në “Fanarin” e vetëm ndriçues të marksizmit në Evropë.

Por në asnjë rast, pavarësisht propagandës së shfrenuar deri në banalitet, nuk pati ndonjë slogan që të asociojë haptazi heroin me anti-heroin e historisë së vendit.  

Edhe tani në pluralizëm, delirojnë pa fund politikanët, majtas dhe djathtas, me emrin e Skënderbeut në gojë.

Por asnjë studim sociologjik, sondazh, apo përsiatje, nuk ka gjurmuar ndonjë rritje të legjitimimit të tyre në sytë e qytetarëve.

Përkundrazi, ka shumë dëshmi se ka ndodhur e kundërta. S’ka dyshim që edhe këta renditen në listën e gjatë të anti-heronjve, pasi kanë mbjellë vetëm kaos, shkatërrim, shëmti, zymtësi.

Ndaj, le të lemë heroin të prehet i qetë, me të mirat dhe të këqijat e veta, ku sigurisht mbizotërojnë të parat.

Dhe le të merreni më mirë çmontimin e komplekseve tona psikologjike, le të shkallmojmë gjendjen depresive që na ka kapluar të gjithëve si popull, të kërkojmë më shumë nga vetja dhe sidomos nga ata që na kanë hipur sot mbi qafë, dhe po na marrin frymën. Alket Goce, Tirana Today

Tags: anti-heronjtëglobalizmiheroiSkenderbeu

TË LIDHURA

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit
Aktualitet

“Jam i armatosur, ku je se do të vras?”/ IMT dënon kërcënimin ndaj drejtorit

21:47 | 15/10/2025
Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”
Aktualitet

Vendimi i qeverisë, 753 mijë lekë fond shtesë për shpronësimet në “Rrugën e Arbrit”

21:01 | 15/10/2025
Next Post
(Video) Sulmohet Papa Françesku

(Video) Sulmohet Papa Françesku

Ikën BBC, Perez projekton tre lëvizjet e “çmendura” për merkaton e verës

Ikën BBC, Perez projekton tre lëvizjet e “çmendura” për merkaton e verës

Kapen 5 kg heroinë në Bari, në pranga dy shqiptarë (Video)

Kapen 5 kg heroinë në Bari, në pranga dy shqiptarë (Video)







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Qeveria kërkon në GJK shkarkimin e Erion Veliajt për mungesë 3-mujore në detyrë
Politikë

Qeveria kërkon në GJK shkarkimin e Erion Veliajt për mungesë 3-mujore në detyrë

by mirseda
16:35 | 16/10/2025
0

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar zyrtarisht pranë Gjykatës Kushtetuese parashtrimet që justifikojnë shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë...

SPAK çon në gjykim tre policë rrugorë dhe dy shtetas për korrupsion

SPAK çon në gjykim tre policë rrugorë dhe dy shtetas për korrupsion

16:29 | 16/10/2025
Gazment Bardhi nuk del nga salla, Peleshi ndërpret sërish punimet e seancës

Gazment Bardhi nuk del nga salla, Peleshi ndërpret sërish punimet e seancës

16:24 | 16/10/2025
“Je i paaftë”! Tensione në Kuvend, Peleshi përjashton Bardhin dhe ndërpret seancën

“Je i paaftë”! Tensione në Kuvend, Peleshi përjashton Bardhin dhe ndërpret seancën

16:22 | 16/10/2025
Kosovë/ Automjetet në rrugët e Mitrovicës, policia: FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri

Kosovë/ Automjetet në rrugët e Mitrovicës, policia: FSK-ja qëndroi gabimisht në Veri

15:03 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com