Vrasja e liderit serb në Kosovë Oliver Ivaniviç ka marrë vëmendjen e shtypit të huaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mitrovicë, dhe ata e kanë përqendruar kontekstin e ngjarjes lidhur me dialogun dhe marrëdhëniet e mëtejshme mes Prishtinës dhe Beogradit.
The Guardian shkruan se vrasja ndodhi ditën kur Prishtina dhe Beogradi do të rifilloni negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.
Gazeta britanike transmeton deklaratën e avokatit Vlajiç se Ivanoviç u godit nga pesë të shtëna, me armë zjarri nga një mjet që ishte në ecje e sipër. Më tej shkruan se Ivanoviç ishte një politikan që ndërmjetësoi marrëdhëniet ndërmjet dy popujve në Mitrovicë.
BBC raporton është vrarë “politikan serb në Kosovë”, duke theksuar se delegacioni serb u largua nga bisedimet në Bruksel, dhe se Marko Gjuriç ka thënë se “ngjarja e rëndë është një akt terrorist”.
Kështu dhe shumë media të tjera ndërkombëtare shkruan mbi vrasjen e politikanit.
Më parë Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç doli para mediave vendase në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, që ai e thërriti pas vrasjes së Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.
Vuçiç e quajti akt terrorist dhe si i tillë do të trajtohet nga Serbia.
“Autorët e këtij akti do të vihen para drejtësisë. Nëse ata që e kanë për detyrë nuk e bëjnë këtë, ne do ta bëjmë”, tha ai.
Presidenti serb shtoi se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është rënë dakord nisja e një letre për EULEX-in dhe UNMIK-un, me kërkesën që Serbia të marrë pjesë në hetimin e ngjarjes brenda territorit të Kosovës.
“Nuk dua të spekuloj, por ka detaje interesante që na adresojnë tek autorët dhe kushdo që e ka kryer këtë akt, qoftë serb, shqiptar apo i huaj, do të përballet me drejtësinë”, u shpreh Vuçiç.
Vuçiç komentoi edhe tërheqjen e delegacionit serb nga negociatat dypalëshe me Kosovën në Bruksel.
“Kur kemi kërcënime të përditshme, është e pakuptimtë dhe e vështirë që të dialogojmë”, vijoi ai. TIRANA TODAY