Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Irani sfidon Uashingtonin: Nuk negociojmë marrëveshjen bërthamore

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Sulmi në Nju Jork, Trump kërkon dëbim dhe dënim me vdekje për emigrantët

Irani paralajmëroi Uashingtonin se marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive të mëdha “është e panegociueshme”. Ministra e jashtme iraniane tha përmes një deklarate se Irani “nuk do të pranonte asnjë ndryshim të marrëveshjes, as tani e as në të ardhmen” dhe nuk do të “ndërmarrë veprime përtej angazhimeve të kërkuara nga marrëveshja”.

Shtëpia e Bardhë të premten vendosi të mbajë në fuqi masën e pezullimit të sanksioneve ndaj Iranit që kishin në shënjestër programin e tij të armëve bërthamore, në bazë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Por zyrtarët e administratës Trump paralajmëruan se kjo është hera e fundit që Shtetet e Bashkuara do të mbajnë në fuqi masën e pezullimit të sanksioneve. Kjo do të thotë se Uashingtoni mund të largohet nga marrëveshja brenda disa muajsh. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo sjellë hollësitë.

Një tjetër hap drejt shpërbërjes së një marrëveshjeje, që Donald Trump e ka quajtur “më e keqja në histori”.

Shtëpia e Bardhë tha se do të tërhiqej nga marrëveshja bërthamore me Iranin nëse Franca, Britania dhe Gjermania nuk bien dakord për modifikimin e saj.

Trump në tetor nuk pranoi të çertifikojë marrëveshjen, por nuk vendosi sanksionet kundër Iranit që praktikisht do t’i jepnin fund asaj.

Këtë herë, Presidenti Trump paralajmëroi se do të rivendoste sanksionet ndaj Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor në afatin e ardhshëm, pas rreth 90 ditësh.

“Presidenti ende beson fuqimisht se kjo është një nga marrëveshjet më të këqija në histori dhe një nga të metat më të mëdha të saj është se kufizimet e lënë Iranin të lirë që në të ardhmen të zhvillojë programin e tij bërthamor dhe me shpejtësi të arrijë aftësitë e prodhimit të armëve bërthamore”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

Partnerët europianë të Uashingtonit thonë se marrëveshja është ende duke funksionuar dhe nuk është e qartë nëse ata janë të hapur për rinegocimin e marrëveshjes pa përfshirjen e Iranit, shkruan voa.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, çdo marrëveshje e re me Iranin do të duhej të përfshinte raketat balistike të Iranit dhe do të duhej ta kufizonte pafundësisht programin bërthamor.

“Ato kërkesa janë krejtësisht jorealiste, të dështuara, dhe presidenti Donald Trump e di shumë mirë këtë. Në asnjë rrethanë iranianët nuk do të pranonin të vendosnin kufizime të përhershme ndaj programit të tyre që asnjë vend tjetër nuk i ka”, thotë Truta Parsi e Kështillit Kombëtar Iraniano-Amerikan.

Departamenit amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksione të reja ndaj 14 iranianëve, duke përfshirë edhe kreun e gjyqësorit të Iranit, një përgjigje ndaj asaj që Shtetet e Bashkuara thonë se ishte “trajtim i tmerrshëm i qytetarëve iranianë”, duke përfshirë shtypjen e protestuesve në demonstratat e fundit anti-qeveritare.

Tags: berthamoreIranimarreveshjennegociojmësfidonUashingtonin

TË LIDHURA

Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin
Bota

Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin

14:18 | 31/03/2026
Trump kritikon aleatët: Britania s’ndihmoi, Franca “e padobishme”
Bota

Trump kritikon aleatët: Britania s’ndihmoi, Franca “e padobishme”

14:05 | 31/03/2026
Putin i vjen në ndihmë Serbisë, Rusia zgjat kontratën për të furnizuar vendin me gaz
Bota

Putin i vjen në ndihmë Serbisë, Rusia zgjat kontratën për të furnizuar vendin me gaz

12:22 | 31/03/2026
Next Post
Agjenti: Të hënën vendoset fati i Ergys Kaçe

Agjenti: Të hënën vendoset fati i Ergys Kaçe

Mësuesja me kancer “shkund” Ramën: Prej disa muajsh s’ka ilaçe

Mësuesja me kancer "shkund" Ramën: Prej disa muajsh s’ka ilaçe

Sulmuesi turk mahnit jurinë e ‘The Voice’ me zërin e tij (Video)

Sulmuesi turk mahnit jurinë e ‘The Voice’ me zërin e tij (Video)







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën
Sport

Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën

by mirseda
14:20 | 31/03/2026
0

Kombi ballkanik u bë anëtar i FIFA-s vetëm në vitin 2016, por fitorja ndaj Turqisë do t’i...

Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin

Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin

14:18 | 31/03/2026
Aksident në Vlorë/ Makina përplas gruan dhe largohet nga vendngjarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas gruan dhe largohet nga vendngjarja

14:06 | 31/03/2026
Trump kritikon aleatët: Britania s’ndihmoi, Franca “e padobishme”

Trump kritikon aleatët: Britania s’ndihmoi, Franca “e padobishme”

14:05 | 31/03/2026
Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €

Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €

13:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com