11 Janar 1928 – Josif Stalin urdhëron dëbimin nga Moska të kundërshtarit të tij Leon Trocki
Leon Trocki, një drejtues i Revolucionit Bolshevik dhe arkitekt i hershëm i shtetit sovjetik, dëbohet nga Moska me urdhër të udhëheqësit Josif Stalin, në Alma-Ata të Kazakistanit në Azinë Qëndrore. Ai jetoi së bashku me familjen për një vit, përpara se të dëbohej përgjithmonë nga vendi.
I lindur në Ukrainë nga prindër rusë me origjinë hebreje në vitin 1879, Trocki e përqafoi marksizmin që në adoleshencë, dhe më vonë braktisi Universitetin e Odesës, për të ndihmuar në organizimin e Unionin e Punëtorëve Jugorë të Rusisë. Më 1898, arrestohet për aktivitetet e tij revolucionare, dhe dënohet me burg. Në vitin 1900, internohet në Siberi.
Ndërkohë 2 vjet më vonë arratiset në Angli, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar nën emrin e Leon Trocki (emri i tij i vërtetë ishte Lev Davidoviç Bronshtajn). Në Londër, ai bashkëpunoi me revolucionarin bolshevik Vladimir Iliç Lenin, por më vonë u bashkua me fraksionet menshevike, që mbështesnin një qëndrim demokratik ndaj socializmit.
Me shpërthimin e Revolucionit Rus të vitit 1905, rrikthehet në Rusi, dhe pas shtypjes së tij internohet sërish në Siberi, por arriti që të arratiset prapë 2 vjet më vonë. Gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm, ai u dëbua nga një seri shtetesh për shkak të radikalizmit të tij, duke jetuar në Zvicër, Francë, Spanjë dhe SHBA, përpara se të kthehej në Rusi me shpërthimin e revolucionit të vitit vitin 1917.
Trocki luajti një rol udhëheqës tek bolshevikët, duke pushtuar pjesën më të madhe të Petrogradit përpara rrikthimit triumfal të Leninit në nëntor. I emëruar Sekretari i Punëve të Jashtme të Leninit, ai negocioi me gjermanët për t’i dhënë fund përfshirjes së Rusisë në Luftën e Parë Botërore.
Në vitin 1918, emërohet komisar i luftës, dhe fillon ndërtimin e Ushtrisë së Kuqe, e cila arriti të mposhtte opozitën antikomuniste në luftë civilen që përfshiu vendin. Në fillim të viteve 1920, Trocki cilësohej nga të gjithë si trashëgimtari i Leninit, por ai e humbi luftën e brendshme për pushtet që nisi që në vitin 1922, kur Lenini u sëmur, dhe kulmoi pas vitit 1924, ku ky i fundit vdiq.
Stalini ia doli të ngjitej në krye të Bashkimit Sovjetik. Përkundër qëndrimit të Stalinit, Trocki bëri thirrje për një revolucion të vazhdueshëm botëror, që do të rezultonte në mënyrë të pashmangshme në ç’montimin e shtetit sovjetik. Ai kritikoi gjithashtu regjimin e ri për shtypjen e demokracisë në Partinë Komuniste, dhe për mos zhvillimin e duhur të planifikimit ekonomik. Në kundërpërgjigje, Stalini dhe mbështetësit e tij nisën një kundërsulm propagandistik kundër Trockit. Në vitin 1925, ai u shkarkua nga posti i tij në komisariatin e luftës. Një vit më vonë, ai u dëbua nga Politbyroja, dhe më 1927-ën nga Partia Komuniste. Në janar të vitit 1928, Trocki u internua, dhe një vit më vonë u dëbua përfundimisht nga Bashkimi Sovjetik.
Ai u prit nga qeveria e Turqisë dhe u vendos në ishullin Prinkipo, ku punoi për të përfunduar autobiografinë e tij dhe historinë e Revolucionit Rus. Pas 4 u largua për në Francë dhe pastaj në Norvegji, dhe në vitin 1936 iu dha azil në Meksikë. Edhe pse në mungesë, ai u gjykua në Bashkimin Sovjetik dhe u shpall fajtor për tradhëti., në kuadrin e spastrimeve të mëdha politike që po ndodhnin atje.
Stalini urdhëroi ekzekutimin e tij. Trocki i mbijetoi një sulmi me armë në shtëpinë e tij, por më 20 gusht 1940, u vra nga komunisti spanjoll, Ramon Merkader, i cili e plagosi me vdekje, duke e goditur me një çekiç në kokë.
11 Janar 1922- Leonard Thompson merr injeksionin e parë të insulinës
Shkencëtarët John Macleod dhe kimisti James Collip, nisin eksperimentimin e insulinës për përdorim njerëzor. Më 11 janar 1922, Leonard Thompson, një djalë 14 vjeçar që ishte duke vdekur nga diabeti, iu dha doza e parë eksperimentale e insulinës. Banting, Best, dhe kolegët (sidomos kimisti Collip), vazhduan të pastronin insulinën e mbledhur nga hormonet e pankreasit të lopëve në Universitetin e Torontos në Kanada.
Injeksioni i uli vërtetë nivelin e sheqerin në gjak të djaloshit, dhe e pastroi urinën e tij nga sheqernat, dhe shenjat e tjera të sëmundjes. Banting and Best botuan një muaj më vonë artikullin studimor mbi zbulimin e tyre. Në vitin 1923, Banting dhe Macleod fituan çmimin Nobel në Mjekësi.
11 Janar 1945 – Nënshkruhet një armëpushim gjatë Luftës Civile Greke
Lufta civile në Greqi ndalet, kur nënshkruhet një armëpushim politik midis Ushtrisë Kombëtare Demokratike të mbështetur nga britanikët, dhe Frontit Nacionalçlirimtar të rebelëve komunistë. Pas pushtimit të Greqisë nga Gjermania, forca të ndryshme të rezistencës u angazhuan në betejë kundër naziztëve. Dy lëvizje u dalluan si veçanërisht të rëndësishme:lëvizja e rezistencës e mbështetur nga komunistët, dhe një lëvizje liberale demokratike e të djathtës.
Edhe pse vepronin brenda kornizave të ndryshme ideologjike, ato bashkëpunuan herë pas here në luftën kundër armikut të përbashkët gjerman. Ndërkohë në fillim të vitit 1944, Fronti Nacionalçlirimtar krijoi një qeveri të përkohshme, duke hedhur poshtë legjitimitetin e mbretit grek dhe qeverisë së tij në mërgim. Ai gjithashtu e shpërfilli lëvizjen e djathtë, dhe kjo shkaktoi luftën civile pas çlirimit të vendit.
11 Janar 1927 – Gjykata në SHBA bllokon pasurinë e Charlie Chaplin
Pasuria marrëmendëse për kohën e Charlie Chaplin me vlerë 16 milionë dollarë, ngrin me vendimin e gjykatës, pasi bashkëshortja e tij e dytë, Lita Gray Chaplin, ngriti një paditi kundëe tij për divorc. Lita ishte një aktore 16-vjeçare plot të ardhshme, ku u martua në vitin 1924 me 35-vjeçarin Chaplin. Divorci konfliktual dhe i tejzgjatur, përfundoi një marrëveshje për dhënien e shumës 1 milionë ish-bashkëshortes.
11 Janar 1569 – Në Angli, rregjistrohet lotaria e parë në botë.
11 Janar 1571 – Fisnikërisë austriake i garantohet liria e fesë.
11 Janar 1693 – Një tërmet i fuqishëm shkatërron pjesë të Siçilisë dhe Maltës, duke shkaktuar vdekjen e mbi 60 mijë njerëzve.
11 Janar 1923 – Trupat franceze dhe belge pushtojnë zonën industriale gjermane të Ruhrit, për ta detyruar Gjermaninë të kryejë pagesat e reparacioneve të Luftës së Parë Botërore.
11 Janar 1935 – Amelia Earhart, bëhet personi i parë që fluturon vetëm nga ishujt Hauai në Kaliforni.
11 Janar 1964 – Kirurgu amerikan Luther Terry, publikon raportin historik “Pirja e duhanit dhe shëndeti”, duke deklaruar se pirja e duhanit mund të jetë tejet e rrezikshme për shëndetin e njërëzve.