Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Nacionalizmi, rreziku real i demokracisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Nacionalizmi, rreziku real i demokracisë

Nga Bernard Guetta, “Internazionale”/Diktaturat e maskuara si demokraci, përcaktohen nga disa si “demokratura”. Ne mund të flasim edhe për demokraci jo liberale, si ajo e Viktor Orbanit, kryeministrit hungarez që u bë promovuesi i parë i kësaj forme të re të qeverisjes, apo edhe të demokracive “iliberale”, sikurse i nënvizoi si një rrezik presidenti francez Emmanuel Macron javën e kaluar.

A është e drejtë të mendohet se shumëfishimi i këtyre fenomeneve, është një shenjë e tërheqjes së demokracisë? Jo, sepse kjo do të shkaktonte kaos në dy aspekte. Është e vërtetë, ka gjithnjë e më shumë vende që edhe pse organizojnë zgjedhjeve çdo 4 apo 5 vjet, kanë një liri fjale (sidomos audiovizuale) të reduktuar apo që mungon tërësisht, dhe partitë në pushtet të cilat ushtrojnë dhunë dhe presion, parandalojnë çfarëdolloj diskutimi dhe mbijetesën e një demokracie e vërtetë.

Edhe brenda Bashkimit Evropian, Hungaria dhe Polonia po ecin drejt kësaj rruge. Turqia, Federata Ruse dhe Irani, vende ku liria është reduktuar vetëm në të drejtën e votës, janë shembuj të tjerë aktualë. Në Afrikë, dhe në botën arabe, “demokraci” të tilla janë të shumta, por ekziston edhe një realitet tjetër i pamohueshëm.

Hapa të vegjël përpara

Që nga vitet 1980, domethënë në dekadat e fundit, demokracia është përhapur anembanë botës, dhe diktatura ka bërë hapa prapa. Nuk ekzistojnë më diktaturat ushtarake në Amerikën Latine, apo vende komuniste apo fashiste në Evropë, ndërsa liritë dhe sundimi i ligjit bëjnë hapa të vegjël por të rëndësishëm përpara në Afrikë.

Sigurisht që nuk mund të harrojmë se çfarë po ndodh në Hungari, Poloni dhe Rusi, por as edhe faktin se tendenca e këtyre vendeve, nuk i ka kthyer ato tek komunizmi. Në fillim të këtij shekulli, Turqia dukej se po marshonte drejt demokracisë, por historia e saj nuk ka qenë kurrë një histori e lirisë, ashtu si edhe ajo e Iranit.

Pra, s’ka asnjë arsye për ta parë gjithçka të zezë, edhe sepse numri në rritje i “demokracive”, do të thotë që disa diktatura, pranojnë ta paraqesin veten si të tilla. Në fakt, sot ne duhet domosdoshmërish ta shpallim veten kampionë të demokracisë, dhe të kremtojmë fitoren e modelit tonë.

Megjithatë, edhe nëse demokracia nuk tërhiqet, është e qartë se nacionalizmi po përparon, dhe përfaqëson rrezikun real për paqen dhe demokracinë.

Nga viti në vit, në të pesta kontinentet, rritet vazhdimisht numri i votuesve, intelektualëve dhe partive politike të pushtuar nga ideja se tjetri përfaqëson një armik, dhe se ne duhet të mbrohemi nga të gjithë, të rivendosim barriera tregtare, dhe të marrim vendime politike jashtë organizatave shumëpalëshe dhe konventave ndërkombëtare, siç do të donte Donald Trump.

Kushtet e debatit qartazi kanë ndryshuar, dhe nëse arrijmë tek situate e “të gjithë kundër të gjithëve”, hapi drejt kufizimit të lirisë është i vogël, dhe paqja bëhet gjithnjë e më e brishtë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Bernard Guettademokracisenacionalizmirealrreziku

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Ekonomia s’di të rritet; Çmimet “tmerrojnë” konsumatorët

Ekonomia s’di të rritet; Çmimet “tmerrojnë” konsumatorët

Takime të ethshme/Ambasadorja Vlahutin i shkon në zyrë Arta Markut

Takime të ethshme/Ambasadorja Vlahutin i shkon në zyrë Arta Markut

Babëzia e shqiptarëve për pushtet, i largon nga qeveria Zaev

Babëzia e shqiptarëve për pushtet, i largon nga qeveria Zaev

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com