Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

1952/Letra ironike e të internuarit për diktatorin: Jetojmë shumë mirë…

8 vjet ago
in Të Gjitha
1952/Letra ironike e të internuarit për diktatorin: Jetojmë shumë mirë…


Nga Kastriot Dervishi/“Jetojmë shumë mirë, tani e njohëm me të vërtetë kush është partia dhe pushteti”

Një i internuar në kampin famëkeq tela me gjemba të Tepelenës, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shfaqur protestën e tij kundrejt kushteve të jetesës në këtë kamp, me anë të një letre të shkruar me ironi, drejtuar diktatorit. I internuari nuk ankohet, por “lavdëron” kushtet “e mira” të këtij kampi, se nuk i mungonte asgjë atje, se me ushqim ishte shumë mirë, se po hante mish, çaj, makarona, se po vishej mirë, etj. Për të gjitha këto, ai shkruan se tani po e njihte mirë partinë dhe pushtetin (shprehje që përsëritet disa herë). Letra e të internuarit, ndryshe nga të tjerat e këtij lloji, nuk kërkon asgjë, por vetëm lavdëron “kushtet” e mira të kampit, në kohën kur gjendja në këtë kamp ishte shumë e vështirë. Nëse i internuari do shkruante gjendjen në formën e vërtetë të saj, ky veprim mund të merrej për agjitacion e mund të dënohej. Për këtë arsye, kjo formë e maskuar revolte, është ndër më të rrallat e vërejtura në letrat e të internuarve. 
Kampi tela me gjemba i Tepelenës (1949-1953) është njëri nga më famëkeqët e këtij lloji që funksionuan në Shqipëri nga marsi 1945 e deri në tetor 1953. Kampet e këtij lloji ishin vende të izoluara, gati burgje, të përbëra në shumicë nga gra, pleq e fëmijë. Ato nuk ishin kampe pune të detyruar, pavarësisht se në raste të caktuara të internuarit janë përdorur për punë. Kampet tela me gjemba nuk ishin formuar duke pasur parasysh punën e detyruar. Çarja e druve, transporti i tyre, punë të veçuara në bujqësi, rrugë, etj, nuk janë tipare për një kamp pune të detyruar. Kampet e punës të konceptuara për punime bonifikuese, ndërtime e më vonë në miniera, si ato të ngritura në Jubë, Beden, Maliq, Shtyllas, kanalin Peqin-Kavajë, Tërbuf, Tiranë, Bulqizë, etj, janë ngritur në vendin e punës, kanë karakter tjetër dhe nuk duhen ngatërruar me kampet tela me gjemba.

***
Tepelenë, 30.3.1952
I shtrenjti komandant z.Enver, udhëheqësi dhe drita e syve të popullit shqiptar. Unë i internuari Fezo Dajlan Llënga nga katundi Koshnicë, Lokaliteti Bozhigrad, Rrethi Korçë, marr iniciativën 
t’ju shkruaj për sa më poshtë vijon:
Jam arrestuar nga organet e Sigurimit të Shtetit më 20 gusht 1950 dhe pa (u) marrë në pyetje jam drejtuar për në kamp. Sigurisht, kam qenë fajtor karshi partisë dhe pushtetit, por do t’i jem mirënjohës për jetë partisë dhe pushtetit pasi nuk kam qenë i aftë as për familjen time, as për partinë dhe pushtetin, mbasi unë tani e njoha partinë.
Cila është partia mbasi unë në shtëpi nuk kam pirë kurrë çaj, mish haja tri herë në mot. Kurse në kamp kemi përditë çaj, mish, oriz, makarona, bukë gruri, rroba, këpucë. Përveç këtyre, sipas punës shpërblehemi dhe me të holla. Doktori na vjen në (çdo) javë. Unë them me plot bindje se nuk jemi në kamp, por jemi në dasmë. Dëgjojmë kampet ja jashtme çeqin për copën e bukës. Këtu na jep të kuptojmë cila është partia. Vetëm se kam merakun e familjes, pasi rrjedh nga një shtresë e varfër, nuk kam asnjë përkrahje. Kam nënën 70-vjeçe, kam bashkëshorten dhe dy djem, më i madhi 4 vjeç. Se unë për veten time këtë ushqim nuk e kam patur. Kur të lirohem, sa të më tregojnë shokët e partisë në fshat se cila është partia, do t’ua tregoj unë, mbasi unë këtu në kamp e njoha shumë mirë cila është partia, pasi ka unë kam shërbyer në ushtrinë kombëtare më 15 korrik 1944 dhe jam liruar më 15 shkurti 1947, por nuk e kisha njohur mirë cila ishte partia. Por në kamp e njoha partinë, për hir të partisë dhe të pushtetit tonë të dashur, zemra ime dëshiron të marrë pjesë në lumin e Matit ku do bëhet hidrocentrali. Të marr edhe unë pjesë si gjithë populli shqiptar.
Rrofsh sa malet i shtrenjti komandant që hoqe popullin shqiptar në luftë dhe sot e heq për lumturinë.
Rroftë partia (e) lavdishme komuniste!
Rroftë Stalini i madh, direku i paqes në botë!
Mbetem dhe nderime dhe bindje,
I internuari Fezo Dajlan Llënga

Tags: diktatorinJetojmëLetra ironikeshumë mirëtë internuarit

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Maqedoni, seancat në Kuvend do të udhëhiqen në gjuhën shqipe

Maqedoni, seancat në Kuvend do të udhëhiqen në gjuhën shqipe

Doni të shkoni në Britani? Zonat që presin me krahë hapur shqiptarët

Doni të shkoni në Britani? Zonat që presin me krahë hapur shqiptarët

Emrat/ Kush janë dy shqiptarët e bandës mafioze që u godit në Itali

Emrat/ Kush janë dy shqiptarët e bandës mafioze që u godit në Itali

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com