Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kriteret për të drejtuar Policinë e Shtetit

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kriteret për të drejtuar Policinë e Shtetit

Pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është vakant dhe disa prej drejtorëve të policisë në rrethe e synojnë. Tashmë në vend të tij përkohësisht është zëvendës drejtori Rebani Jaupi. Në media kanë qarkulluar shumë propozime në lidhje me atë që do të zërë vendin e kryepolicit shqiptar, por asnjëri prej tyre nuk është konkretizuar.

Sigurisht që për këtë pozicion ka dhe kritere ligjore të forta që vetëm pak drejtues i plotësojnë. Një kriter i pa negociueshëm është grada  “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë”.

Mes gjithë emrave të përfolur i vetmi që përmbush kriteret për të qenë drejtues i policisë së shtetit është Gjovalin Loka, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të qarkut Shkodër.

Loka ka një eksperiencë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit dhe mban gradën “Drejtues i Parë”. Më herët Loka ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë në Lezhë dhe Vlorë. Ka mbajtur pozicionin e shefit të komisariatit numër 1 në Tiranë. Në vitin 2005, Loka largohet nga Policia e Shtetit për t’u rikthyer në 2013-ën ku emërohet Drejtor Rendi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga prilli të vitit 2017, ai është emëruar drejtor i policisë së qarkut të Shkodrës, detyrë të cilën vijon ta kryejë.

Kriteret e emërimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit:
1. Këshilli i Ministrave emëron Drejtor të Policisë së Shtetit, me propozim të ministrit përgjegjës, një nga punonjësit e policisë që mban gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues i parë”.
2. Përveç kriterit të gradës, kandidati i propozuar për Drejtor të Policisë së Shtetit duhet të plotësojë kriteret si vijon:
a) të ketë vetëm shtetësinë shqiptare;
b) të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit;
c) të ketë integritet dhe figurë të pastër morale;
ç) të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë;
d) të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore të policisë brenda 3 viteve të fundit;
dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës;
3. Drejtori i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për një mandat tjetër.

Tags: drejtuarkriteretPolicisë së Shtetit

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Skandal në hipotekë, me 500 mijë lekë bëhesh pronar me letra i tokës

Skandal në hipotekë, me 500 mijë lekë bëhesh pronar me letra i tokës

Furtuna e Arta Markut/Gjata:S’ka kompetenca për shkarkime

Furtuna e Arta Markut/Gjata:S’ka kompetenca për shkarkime

Qipro ndërton kazinonë më të madhe në Evropë

Qipro ndërton kazinonë më të madhe në Evropë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com