Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tony Blair: Laburistët të kundërshtojnë “forcërisht” Brexit-in

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Tony Blair: Laburistët të kundërshtojnë “forcërisht” Brexit-in

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar nga Partia Laburiste që të kundërshtojë Brexit-in, i cili është konsideruar si një divorc me Bashkimin Evropian. Teksa ka folur për mediat britanike, Blair paralajmëroi se votuesit nuk do ta konstatojnë “të besueshme” qasjen për tërheqjen nga Bashkimi Evropian (BE) të liderit të Laburistëve, Jeremy Corbyn.

“Brexit ka një ndikim masiv shpërqendrues në trajtimin e sfidave aktuale në vend”, u shpreh Blair, duke shtuar se votuesve britanikë duhet t’u jepet e drejta që të mendojnë përsëri kur detajet e Brexit-it do të jenë të qarta. Ai theksoi se nuk është “jodemokratike” për të thirrur një votim mbi kushtet e një marrëveshjeje të daljes.

Partia Laburiste ka mbështetur rezultatin e referendumit të qershorit në vitin 2016 për të braktisur BE-në, duke nënvizuar se rezultati ishte vullneti i votuesve britanikë.

“Më mirë të luftojmë për të drejtën e vendit për të rimenduar, të kërkojmë të dimë detajet e plota të marrëdhënies së re para se ta braktisim të vjetrën, ecni kryelartë për të kundërshtuar Brexit-in, shkoni pas partisë Tory për dështimet e tyre për të trajtuar sfidat e vërteta të vendit. Bëjeni Brexit-in ‘Tory Brexit’. Bëjeni 100 për qind pjesë të tyren. Tregonu njerëzve pse Brexit-i nuk është, dhe kurrë nuk ishte përgjigjja”- deklaroi Blair.

Në një artikull të botuar më herët gjatë ditës në faqen e tij të internetit. Blair argumentoi se referendumi i vitit 2016 nuk mund të shihej si i detyrueshëm, pasi nuk përmbante detaje mbi atë se çfarë do të përfshinte e ardhmja pas Brexit-it-shkruan AA.

“Kur votuam në vitin 2016, ne e dinim se jemi duke votuar kundër anëtarësimit tonë të tanishëm në Bashkimin Evropian, por jo se si do të ishte marrëdhënia e ardhshme me Evropën”, shtoi Blair.

Ish-kryeministri britanik theksoi se Laburistët do të bëhen “shërbëtorët e Brexit-it” nëse vazhdojnë të jenë të ndërgjegjshëm për çështjen. Britania do të largohet nga BE-ja në mars të vitit 2019, duke i dhënë fund anëtarësimit të saj 44 vjeçar në bllok.Faza e dytë e negociatave, e cila do të trajtojë marrëveshjet e ardhshme tregtare ndërmjet palëve, do të fillojë në mars pas një marrëveshje të dhjetorit se është bërë një përparim i mjaftueshëm në fazën e parë.

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve muajin e kaluar miratuan një amendament në Projekt-ligjin për tërheqjen e Bashkimit Evropian për të dhënë një votim përfundimtar mbi marrëveshjen e daljes, me mbështetjen e 11 deputetëve konservatorë.

Tags: anglibrexitinkundërshtojnëlaburistettony blair

TË LIDHURA

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës
Bota

Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

19:55 | 23/02/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë, Shtëpia e Bardhë: Tarifat për importet e BE-së do të jenë 15%
Bota

Vendimi i Gjykatës së Lartë, Shtëpia e Bardhë: Tarifat për importet e BE-së do të jenë 15%

17:36 | 23/02/2026
Next Post
Klopp i “trishtuar”: Coutinho? Nuk kam asgjë për të thënë

Klopp i “trishtuar”: Coutinho? Nuk kam asgjë për të thënë

Shqiptarët “shpartallojnë” qelinë greke, policia kap 1 nga 3 të arratisurit

Shqiptarët “shpartallojnë” qelinë greke, policia kap 1 nga 3 të arratisurit

Grezda në Serie A? Gjithçka varet nga Tare

Grezda në Serie A? Gjithçka varet nga Tare







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com