Shqipërim Arifi u zgjodh kryetar i Preshevës 10 ditë më parë. Në bazë të votave fituese doli Partia Alternativa për Ndryshim me kryetar, Arifin. Në portalin serb vaseljenska.com u shkruajt se Arifi mori edhe mbështetjen e Ramës dhe Haradinajt. Në këtë portal vihet në pikëpyetje se çfarë politikash do të ndjek Arifi. Në shkrim thuhet nëse Arifi do të bashkëpunojë me Beogradin apo me mbështetësit e tij politikë që janë Tirana dhe Prishtina zyrtare (lajmin e plotë lexoje këtu).
Ndërsa sot diskutohet nësë do të jetë Arifi kryetar i Preshevës apo jo. Frika është shtuar për faktin se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme nuk janë konfirmuar.
Vendimi i Komisionit komunal zgjedhorë për rivotim në 6 njësi zgjedhore është kundërshtuar nga Alternativa për Ndryshim dhe Lëvizja për Reforma e PDSH-së, ndërsa KKZ nuk ka marrë vendim ndaj kundërshtimit dhe dosjet janë dërguar në gjykatën administrative në Nish për të shqyrtuar rastin. Burime jo-zyrtare për presheva.com kanë njoftuar që në javën e ardhshme sipas gjitha gjasave gjykata administrative njësia në Nish, duhej të dalë me një vendim lidhur me rivotimin në 6 njësi zgjedhore.
Sipas zyrtarëve të APN-së, vonesat lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare vijnë edhe për shkak të mos profesionalizmit të KKZ-së dhe tendencave të tyre për të manipuluar me zgjedhjet në këto vendvotime
Në zgjedhjet e parakohshme lokale të mbajtura më 24 dhjetorë në Komunën e Preshevës janë kontestuar këto njësi zgjedhore: 2, 4, 5, 7, 8 në Preshevë dhe 16 në Caravajkë.