Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria “tradhtohet” nga investitorët tradicionalë, Zvicra mban premtimin

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria “tradhtohet” nga investitorët tradicionalë, Zvicra mban premtimin

Investimet e huaja gjatë tremujorit të tretë të vitit që lamë pas, ka qenë në kuotat minimale për të mos thënë në kuotat negative nga të gjitha shtetet, me përjashtim të shtetit të Zvicrës, i cili është nga vendi ku raportohen investimet e TAP.

Investimet tradicionale në Shqipëri janë në një kornizë rënëse, ndërsa si investitorë si Greqia, Gjermania, Kanadaja, Holanda dhe Italia kanë pësuar rënie të ndjeshëm.

Sipas statistikave për investimet sipas shteteve, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i investimeve të huaja për periudhën korrik-shtator 2017 u rrit me 251 milionë euro në krahasim me tremujorin e mëparshëm, nga e cila 179 milionë euro, ose 71% e totalit të rritjes kanë ardhur vetëm nga një shtet, nga Zvicra, nga i cili raportohen investimet që po bëhen për ndërtimin e projektit të gazsjellësit TAP.

25 milionë euro është shtesa e investimeve nga Turqia, 20 milionë euro nga Italia, 16 milionë euro nga Kanadaja dhe 14 milionë euro nga Holanda. Me kaq lista mbaron. Shtetet e tjera kanë investuar zero në Shqipëri, ose maksimumi në 6 milionë euro (si p.sh. Austria) në tremujorin e tretë të 2017, apo dhe e kanë ulur stokun e investimeve të tyre në Shqipëri, si Greqia (-16 mln euro) dhe Gjermania (-4 mln euro).

Greqia, për herë të parë stoku vjen me ulje

Greqia është shteti nga i cili në vite ka ardhur stoku më i madh i investimeve të huaja (kryesisht telekomunikacione), që në fund të tremujorit të tretë arriti në 1.26 miliardë euro, ose 20% e totalit të stokut të investuar në Shqipëri pas viteve 1990. Por, për herë të parë investimet nga Greqia rezultojnë në rënie (-16 milionë euro), teksa sektori i telekomunikacioneve (Vodafone dhe Telecom Albania janë më kapital grek) është në rënie.

Kanadaja është shteti që renditet i dyti sa i përket stokut të investimeve direkte, me 826 milionë euro në total (rritje minimale prej 16 milionë euro në tremujorin e tretë), si rrjedhojë e aktivitetit të Bankers Petroleum, që megjithëse është shitur te kinezët e Geo Gade raportohet sërish si investim kanadez.

“Në vend të tretë është ngjitur Zvicra, stoku i investimeve nga i cili është 10-fishuar në krahasim me vitin 2014, duke arritur në 826 milionë euro në fund të tremujorit të tretë 2017, si rrjedhojë e aktivitetit të gazsjellësit TAP”-shruan Monitor.Holanda është e katërta, po me 826 milionë euro, ku rolin kryesor e ka kompania Statcraft, që po ndërton HEC-in e Devollit, që ndonëse tashmë është 100% në pronësi norvegjeze, regjistrohet ende si investim holandez. Gjithsesi, ky investim po shkon drejt fundit, teksa shtesa në tremujorin e tretë ishte vetëm 14 milionë euro.

Më pas, sipas stokut, renditen Italia, Turqia, Austria, Qipro (shih grafikun).

Gjeografia e kufizuar shteteve nga po na vijnë investimet vitin e fundit tregon se sa e varur është Shqipëria nga projektet e mëdha, që ndodhin vetëm një herë dhe më pas efekti i tyre mbaron, por ngre njëkohësisht dhe dilemën se çfarë do të ndodhe me investimet e huaja pas përfundimit të TAP dhe HEC-eve mbi lumin Devoll, teksa nuk po shihen investitorë të tjerë në horizont, madje po ikin dhe ata që janë (rasti i Sheraton që nga 1 janari u largua nga Shqipëria).

Nëse nuk do të kishte qenë projekti TAP, investimet e huaja në tremujorin e tretë do të ishin vetëm 68 milionë euro, ndërsa nëse hiqet edhe Devolli, zbresin në 54 milionë euro.

Tags: investitoretradicionalezvicra

TË LIDHURA

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat
Aktualitet

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

19:23 | 03/02/2026
Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës
Politikë

Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

18:51 | 03/02/2026
Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit
Aktualitet

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

18:21 | 03/02/2026
Next Post
Dy modelet “e humbura”, Nokia 4 dhe Nokia 7 Plus mund të vijnë këtë vit

Dy modelet "e humbura", Nokia 4 dhe Nokia 7 Plus mund të vijnë këtë vit

Fotot/ Si duken fëmijët e 15 burrave më simpatikë në botë

Fotot/ Si duken fëmijët e 15 burrave më simpatikë në botë

Prezantohet tek Kukësi, Pacult: Kam vizituar shpesh Shqipërinë, dua futboll ofensiv

Prezantohet tek Kukësi, Pacult: Kam vizituar shpesh Shqipërinë, dua futboll ofensiv







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP
Showbizz

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

by mirseda
20:05 | 03/02/2026
0

Debati i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të forta jashtë...

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

19:23 | 03/02/2026
Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

18:51 | 03/02/2026
Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

Masat e sigurisë për mbetjet e Kurum: arrest shtëpie nga Prokuroria e Durrësit

18:21 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com