Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pakti “Cruyff-Santana” në finalen e 92-shit, që u fut në histori (Foto+Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Pakti “Cruyff-Santana” në finalen e 92-shit, që u fut në histori (Foto+Video)

Johan Cruyff dhe Tele Santana, ishin në atë kohë trajner të Barcelonës dhe Sao Paolos, ndërsa para ndeshjes ata bënë një marrëveshje. Duke i vënë duart e tyre njërën mbi tjetrën me 13 dhjetor 1992, ata u betuan se do ta nxjerrin jashtë cilindo lojtarë të Sao Paulos ose Barcelonës, nëse nuk arrijnë t’i japin jetë imazhit të futbollit të bukur, që të dyja palët e predikonin sikurse një fe.

Santana ishte ai që e pyeti Cruyffin për këtë pakt, ndërsa holandezi pa u menduar dy herë tha: “Punë e kryer”. Braziliani e kishte pyetur edhe gjyqtarin Juan Carlos Loustau se a do të merrte pjesë, edhe ky kishte pranuar. Këto skena të treguara kanë ndodhur në një hotel në Tokio, dy ditë para se të zhvillohej ndeshja finale e Kupës Intercontinental (sot botërori i klubeve) mes Barcelonës dhe Sao Paolo, ku Loustau ishte gjyqtar në këtë takim.

Në njërën anë luanin lojtarë si Hristo Stoichkov, Michael Laudrup, Pep Guardiola, Ronald Koeman etj…, ndërsa në anën tjetër, Muller, Palinha, Rai, Cerezco, Cafu… Loustau zbulon se ishte një privilegj për t’i parë të dy trajnerë që bisedonin si miq dy ditë para ndeshjes, deri në katër orë biseda.

“Ata ishin të bindur se humbja kur luan mirë nuk ishte një dështim. Në një lojë të vërtetë, duke respektuar filozofinë e tyre, atëherë nuk ka fitues apo humbës”, tregon ai. Loustau para 25 viteve konsiderohej si gjyqtari i dytë më i mirë në botë, ndërsa kishte gjykuar edhe në Kupën Botës Italia 1990.

“Në karrierën time 40 vjeçare asnjëherë nuk isha prekur aq shumë sa në atë rast, kur mora pjesë në bisedën mes Tele dhe Cruyff”, vazhdon rrëfimin Loustau, i cili ishte duke qëndruar në të njëjtin hotel si të dyja skuadrat.

“Atë natë unë nuk mund të flija për shkak të udhëtimit, pasi ishte 12 orë ndryshim nga Argjentina. Unë zbrita poshtë, ku Tele më pa dhe më kërkoi të afrohem për të më prezantuar me Johan Cruyff. Ata flisnin për futbollin sikur të ishte i shenjtë. Ata thoshin se gjuajtja e topit për ta humbur kohën ishte e gabuar.

Cruyff dhe Santana dëshironin të fitonin, por jo gjithsesi. Duhej të ishte rezultat i argumenteve të tyre që ishin shumë të ngjashme. Për shembull ata folën me entuziazëm për sfidën e kombinimit të ritmit me saktësi, për të habitur kundërshtarin”.

Loustau ndjeu atë natë që të humbësh nuk është një dështim, siç nuk ishin as humbja e Cruyff në Kupën e Botës të vitit 1974 ose kur Brazili i Santanas u mund nga Italia në 1982. “Ata donin të fitonin me atë që krijonin vetë duke besuar se ajo ishte rruga drejt suksesit. Duke shikuar ekipet e tyre, ju mund ta shihni se atë që ata thanë e praktikuan edhe lojtarët e tyre”, përfundon rrëfimin e tij gjyqtari që ishte pjesë e një prej marrëveshje më interesante në botë. Atë ndeshje e kishte fituar Sao Paolo me rezultat 2-1.

Tags: (FOTO+VIDEO)92-shitCruyff-Santanafinalenfuthistoripakti

TË LIDHURA

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet
Aktualitet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025
Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë
Aktualitet

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë

21:33 | 04/06/2025
Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar
Sport

Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar

21:25 | 04/06/2025
Next Post
Itali/Shpërthen në flakë kamioni, humbin jetën 6 persona(Video)

Itali/Shpërthen në flakë kamioni, humbin jetën 6 persona(Video)

Juventus huazon talentin kroat tek Schalke 04

Juventus huazon talentin kroat tek Schalke 04

Probleme me veshkat? Ja 10 shenjat që nuk duhet t’i injoroni  

Probleme me veshkat? Ja 10 shenjat që nuk duhet t'i injoroni  

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com