2 Janar 1980 – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjatik i japin fund detantës mes tyre
Nëpërmjet një reagimi të fortë ndaj pushtimit sovjetik të Afganistanit dhjetorin e vitit 1979, presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter, i kërkon Senatit të shtyjë zbatimin e traktatit për kufizimin e armëve bërthamore ”SALT II”, në një kohë që zhvilloi për këtë çështje një bisedë telefonike me ambasadorin e SHBA-së në Moskë.
Këto veprime, dërguan një mesazh se epoka e detantës dhe marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike miqësore, që u vendosën midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë presidencës së Richard Nixon (1969-74), kishte përfunduar.
Carter druhej se pushtimi sovjetik i Afganistanit, në të cilin u angazhuan fillimisht rreth 30.000 ushtarë, të cilët ndihmuan në vendosjen e një rregjimi kukull të ndërvarur nga Moska, do të kërcënonte stabilitetin e vendeve strategjike fqinje si Irani dhe Pakistani, si dhe mund të çonte në kontrollin nga ana e BRSS të shumicës së rrugëve botërore të furnizimit me naftë.
Veprimet sovjetike, u cilësuan si “një kërcënim serioz për paqen” nga Shtëpia e Bardhë. Kur sovjetikët refuzuan të tërhiqeshin nga Afganistani, Shtetet e Bashkuara ndaluan disa eksportime kyçe të BRSS, duke përfshirë grurin dhe teknologjinë e lartë, si dhe bojkotoi Olimpiadën Verore të vitit 1980, që u zhvilluan në Moskë.
Shtetet e Bashkuara filluan gjithashtu të subvenciononin fshehurazi luftëtarët anti-sovjetikë në Afganistan. Gjatë presidencës së Ronald Reagan në vitet 1980, CIA dërgoi fshehurazi miliarda dollarë në Afganistan, për të armatosur dhe trajnuar forcat rebelë muxhahidine, që po luftonin kundër sovjetikëve.
Kjo taktikë qe e suksesshme në ndihmën për t’u dëbuar këta të fundit nga vendi, por prodhoi ndërkohë edhe regjimin shtypës taleban, si dhe organizatën terroriste të Al-Kaidës, së Osama bin Ladenit. Në vitin 1980, Jimmy Carter e humbi presidencën në garën ndaj Ronald Reagan, i cili favorizoi një politikë të jashtme agresive anti-komuniste.
Reagan e quajti BRSS-në si “perandorinë e së keqes”, dhe besonte se ishte përgjegjësia e Amerikës për të shpëtuar botën nga represioni sovjetik. Ai rriti në mënyrë dramatike shpenzimet e mbrojtjes të SHBA-së, dhe nxiti një garë të armëve bërthamore me sovjetikët, ekonomia e lëkundur e të cilëve përfundimisht i pengoi ata të ruanin rritmin. Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991.
2 Janar 1971 – Gjashtëdhjetë e gjashtë tifozë skocezë gjejnën vdekjen në fund të derbit të Gllasgout
Gjashtëdhjetë e gjashtë tifozë gjejnë vdekjen pas një ndeshjeje midis rivalëve të vjetër të Sëlltik dhe Rejnxhërs në stadiumin “Park Ibrox” në Gllasgou. Tragjedia ndodhi kur barrierat rrethuese u shembën dhe mijëra tifozë u përplasen me njëri-tjetrin në shkallët e stadiumit.
Të dhënat fillestare, sugjeruan se tragjedia, e cila ndodhi në seksionin nr.13 të stadiumit, u shkaktua kur qindra tifozë të Rejxhërs filluan të lënë stadiumin para kohe, duke besuar se Sëlltik e kishte ndeshjen të fituar. Jimmy Johnstone kishte shënuar për Sëlltik, por Colin Stein shënoi golin barazimit për Rejxhërs gjatë kohës shtesë, duke shkaktuar një brohoritje të madhe brenda stadiumit.
Sipas dëshmitarëve okularë, tifozët që sapo kishin dalë u përpoqën të rriktheheshin me vrap në stadium, duke u përplasur ballazi me ata që po bëheshin gati të linin stadiumin.
Gjithësecili po përpiqej të dilte nga ai kaos për të mos u asfiksuar:qe në thelb një luftë për mbijetesë Ekipet e shpëtimit, që mbërritën në vendngjarje brenda disa minutave, u përpoqën të çanin përmes turmave, por përpjekjet e tyre qenë kryesisht të kota.
2 Janar 1996 – Paqeruajtësit amerikanë zbarkojnë në Bosnje
Konvoji i parë i trupave amerikane luftarake, hyn në Bosnjën Veriore në një përpjekje për të ruajtur paqen e arritur mes serbëve dhe myslimanëve boshnjakë, në bazë të planit të paqes së Dejtonit, të nënshkruar në dhjetorin e vitit 1995.
Komandanti i forcave të armatosura të NATO-s në Bosnje, admirali Leighton Smith, u shfaq në një intervistë dhënë për televizionit serbo-boshnjak, në përpjekje për të siguruar serbët lokalë se aleanca do të ishte neutrale në zbatimin e marrëveshjes.
Njësitë e ushtrisë amerikane, vunë nën kontroll një rrugë strategjike të rëndësishme që ndan të dyja komunitetet, por ushtarët amerikanë nuk u vendosën në zonat më të rrezikshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosën fillimisht në Bosnjë 2.000 trupa, në operacionin e parë ushtarak të superfuqisë botërore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
2 Janar 366 – Fiset gjermanike, kalojnë masivisht mbi lumin e ngrirë të Rinit, duke pushtuar Perandorinë Romake.
2 Janar 2 Janar 1492 – Në Spanjë triumfon Reconquista:Mbretëria myslimane e Granadës, bastioni i fundit maor në gadishullin iberik, dorëzohet përpara ushtrisë së Ferdinandit dhe Izabelës, çiftit mbretëror të Spanjës.
2 Janar 1900 – Burrështetasi dhe diplomati amerikan, John Hay, shpall politikën e derës së hapur për të promovuar tregtinë me Kinën.
2 Janar 1920 – Zhvillohet Lufta e dytë e Palmerit, ku 6.000 persona të tjerë, të dyshuar si komunistë dhe anarkistë, arrestohen dhe mbahen në burg pa një vendim gjykate. Këto bastisje ndodhën në disa qytete amerikane.
2 Janar 1942 – Zyra Federale e Hetimeve (FBI), dënon 33 anëtarë të një rrjeti spunësh gjermanë, të kryesuar nga Fritz Joubert Duquesne, në rastin më të madh të spiunazhit në historinë e Shteteve të Bashkuara.
2 Janar 1959 – Bashkimi Sovjetik, lëshon në hëpësirë “Luna 1”, anijen e parë që mbërriti në afërsi të Hënës, dhe u rrutollua disa herë rreth Diellit.
2 Janar 1974 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Nixon nënshkruan një projektligj që kufizonte deri në 90 km/h kufirin maksimal të shpejtësisë së automjeteve në vend, në një përpjekje për të kursyer disi karburantiin, gjatë përiudhës së një embargoje të vendosur nga OPEC.
2 Janar 1992 – Gjatë një grushti ushtarak në Gjeorgji, krerët e opozitës së armatosur deklarojnë se presidenti Zviad Gamsakhurdia është rrëzuar nga pushteti
2 Janar 2006 – Një shpërthim në një minierë qymyri në Sago të Virxhinias Perëndimore në SHBA, i merr jetën 12 minatorë. Nga ajo ngjarje e rëndë mbijeton vetëm një person.