Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analistët: Maqedonia ka pritshmëri të mëdha për 2018-tën

8 vjet ago
in Të Gjitha
Maqedoni, LSDM: Shumë shpejt do të ketë qeveri të re

Maqedonia sapo largoi  një nga vitet më të vështira që pas konfliktit të armatosur në vitin 2001.  Në planin politik, por edhe të zhvillimeve tjera, ishte ndër vitet më të rënda për Maqedoninë.

Kriza politike, që ishte trashëguar nga viti 2016, mori përmasa dramatike me tensione dhe protesta të cilat u përshkallëzuan në dhunë të përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill. Kësaj ngjarje të rëndë i kishin paraprirë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, të cilat prodhuan një shumicë të re parlamentare, që nuk njihej nga VMRO-DPMNE-ja e cila pas dështimit që pati për formimin e Qeverisë, e pengoi me të gjitha format e mundshme formimin e saj nga socialdemokratët dhe partitë shqiptare, duke çuar vendin në tensione të mëdha me pasojë pushtimin e Kuvendit nga protestuesit e mbështetur nga kjo parti që drejtohej nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Shkaku kryesor për gjithë këtë situatë, që po rrezikonte stabilitetin e vendit, ishte afera e përgjimeve e publikuar nga opozita e që nxori në sipërfaqe vepra të rënda penale të ish-zyrtarëve, përfshirë ish-kryeministrin Gruevski dhe shumë ministra e funksionarë të tjerë.

“2017-a ka qenë vit i kthesave të mëdha në skenën politike. Përfundimisht u formuan organet që kishin dalë nga zgjedhjet e vitit 2016 dhe u bë ndërrimi i pushtetit. Kuptohet se vetvetiu ky fakt nuk paraqet garanci se Maqedonia është në rrugë të drejtë, por është kusht i domosdoshëm për të filluar proceset e stabilizimit politik të shtetit’’, thotë për Radion Evropa e Lirë, Naser Zyberi, njohës i çështjeve politike dhe ish-deputet në tri përbërje parlamentare.

Nikolla Dujoski, njohës i rrethanave politike dhe profesor në Fakultetin e Sigurisë në Shkup, thotë se dhuna e 27 prillit është ngjarja më e rëndësishme që ka ndodhur në Maqedoni në vitin 2017, ngjarje kjo që sipas tij, i dha fund Gruevizmit, një qeverisje e cila sipas tij më shumë i ka sjellë dëm sesa të mira Maqedonisë.

’’Viti 2017 shënon fundin e qeverisjes së Gruevskit dhe formimin e Qeverisë së re të Zoran Zaevit. Ngjarjet e 27 prillit janë ato që asnjëherë nuk do të harrohen. Dhuna e përgjakshme tregoi se diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në një vend ku sundon diktatura, apo ku shteti është i robëruar. Ishte një provim shumë i madh, testohej e ardhmja e shtetit, se a do të mund të dalë nga gjendja e krijuar dhe sërish të ngrihet si një shtet normal, që do të jetë i gatshëm të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian’’, thotë Dujoski.

Sa i përket të ardhmes, ai beson se Qeveria ka shansin që të mësojë nga gabimet e kaluara dhe ta orientojë vendin aty ku synojnë pjesa dërrmuese e qytetarëve të Maqedonisë, por se për arritjen e kësaj, megjithatë, sipas tij, duhet përmbushur edhe shumë kritere, para së gjithash atë që ka të bëjë me kontestin e emrit.

“Unë jam optimist se kësaj radhe, pra në vitin 2018, një pjesë shumë e mirë e këtyre çështjeve do të arrijmë t’i zgjidhim në të mirën e shteti. Por, shpresoj të kenë edhe mbështetjen e opozitës, e cila tani ka udhëheqësi të re, pa Gruevskin. Ajo duhet të ketë mësuar nga gabimet e kaluara dhe të jetë konstruktive kur janë në pyetje interesat madhore të shtetit dhe të qytetarëve të saj”, thotë Dujoski.

Nga ana tjetër, analisti Naser Zyberi thotë se 2018-a do të jetë vit i pritjeve të mëdha sepse kthesat e vitit 2017, sipas tij, duhet të japin frytet në këtë vit që sapo kemi hyrë.

“2018-a, pra do të jetë vit kur qytetarët do të presin rezultate konkrete nga pushteti i ri, që ligjet të vlejnë njësoj për të gjithë, si për personat për të cilët ekzistojnë dyshimet që kanë qenë të inkriminuar, ashtu dhe ndaj atyre që është bërë padrejtësi në procese të ndryshme gjyqësore, si rastet ‘Sopoti’, ‘Monstra’, por edhe rasti i Kumanovës. 2018-a do të jetë rast për pushtetin e ri që të dëshmohet se e ka seriozisht procesin eurointegrues dhe se do të gjejë mekanizma për të dalë, për të zgjidhur kontestin e emrit”, thotë Zyberi.

Si Zyberi, ashtu edhe Dujoski, presin angazhim nga Qeveria edhe për aspektet ekonomike, duke marrë parasysh premtimet e saj të shumta për luftimin e varfërisë dhe ngritjen e standardit të qytetarëve.

Tags: 2018-tënanalistetmaqedonimëdhapritshmëri

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Kanceri dhe sëmundjet e zemrës po vrasin kosovarët

Kanceri dhe sëmundjet e zemrës po vrasin kosovarët

Evropa me sytë drejt yllit në ngjitje Macron, jo nga e drobitura Merkel

Evropa me sytë drejt yllit në ngjitje Macron, jo nga e drobitura Merkel

Gomonia me 605 kg drogë drejt Italisë, kapet skafisti shqiptar

Gomonia me 605 kg drogë drejt Italisë, kapet skafisti shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

by mirseda
15:19 | 27/01/2026
0

Serbia ka filluar të përllogarisë dëmet për shkak të protestave të kamionistëve në pikat kufitare të vendeve...

Protesta e 24 janarit, gjykata vendos masën ‘detyrim paraqitje’ për të arrestuarit

Protesta e 24 janarit, gjykata vendos masën ‘detyrim paraqitje’ për të arrestuarit

15:17 | 27/01/2026
Bllokohet e-Albania, paralizohet aktiviteti i bizneseve dhe fiskalizimi, AKSHI nuk mban  përgjegjësi

Bllokohet e-Albania, paralizohet aktiviteti i bizneseve dhe fiskalizimi, AKSHI nuk mban përgjegjësi

15:14 | 27/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim

Ambasada e SHBA në Tiranë: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim

14:44 | 27/01/2026
Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

14:03 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com