Kanë tentuar të kalojnë 1.7 ton marijuanë në Itali pikërisht natën e ndërrimit të viteve, por nuk ia kanë dalë.
Policia italiane ka sekuestruar një gomone me 1.7 ton marijuanë dhe armë, si dhe janë arrestuar edhe 3 të rinj nga Vlora.
Gomonia me drogë u kap nga policia në San Foca, Lecce gjatë një aksioni mbrëmjen e djeshme.
Të arrestuarit janë 3 shqiptarë nga Vlora, 25 vjeçarë, inicialet e dy prej te cileve jane S.O. dhe S.A.
Kanë qenë forcat ajrore të Guardia di Finanza që po vëzhgonin kufijtë kur kanë pikasur një varkë, ndërsa menjëherë kanë nisur ndjekjen, pasi trafikantët u përpoqën që t’i shpëtonin autoriteteve në det të hapur.
Ndjekja përfundojë pak milje larg bregut të San Foca di Melendugno.