Korrupsioni mbetet si një plagë e hapur e shoqërive të cilat jetojnë dhe veprojnë në një sistem socio-politik ende të pastabilizuar. Agjencitë e ndryshme të cilat kanë si mision të identifikojnë dhe të bëjnë publike rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar bëjnë shumë për një vend dhe demokracinë e tij.
Kjo është një qasje që ndihmon dhe krijon mundësi që të integrohet një shoqëri demokratike dhe të krijojë një bazë të fortë për të ardhmen. Agjencia investigative “Stop Krimit” dhe drejtori i saj, Fatmir Sena, ka folur për platformën dhe synimet e kësaj agjencie në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe raportimi i rasteve si akt moral dhe ligjor.
“Agjencia Investigative “Stop krimi” është e llojit informues dhe sensibilizues për të parandaluar çdo gjë të paligjshme. Ajo ka anëtarë si brenda dhe jashtë në Europë edhe ku është vlerësuar si e suksesshme në punën e saj. Duke u ndalur në këtë pikë, neve jemi vlerësuar nga partnerët tanë në Evropë për punën tonë në favor të drejtësisë dhe të shtetit shqiptar”– u shpreh ai.
Para pak ditësh është përkujtuar 4-vjetori i themelimit të Agjencisë Investigative “Stop Krimi” me seli në Tiranë, ndërsa është mbajtur dhe një konferencë Kombëtare.
Në këtë takim ishin të pranishëm drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj agjencia investiguese si dhe mjaft personalitete të njohura të fushës së rendit dhe të sigurisë në vend. Nën moderimin e Drejtorit të Koordinimit për Evropën të kësaj agjencie si dhe në të njëjtën kohë të ekspertit të sigurisë Bashkim Abazi, raportin për veprimtarinë 4-vjeçare të Agjencinë Investiguese “Stop krimi” u mbajt nga Drejtori Ekzekutiv, Fatmir Sena.
Në takim kanë diskutuar edhe drejtues të tjerë të kë saj agjencie si Drita Sefa, Koordinatore në marrëdhëniet me biznesin, Desantila Domi, Shefe Koordinimi e kë saj agjencie me Francën etj. Vlen të përmendet prezenca nga të ftuarit e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Veli Myftari, i cili nga ana e tij përshëndeti konferencën me rastin e 4-vjetorit të krijimit të kësaj agjencie, ashtu si edhe Perlat Kurti, edhe ky ish funksionar i lartë i policisë .
Në fund të konferencës u shpërndanë çertifikata mirënjohjeje për shumë kontributorë të kësaj agjencie, që nga krijimi i saj. Kështu u nderuan me këtë certifikata, Drejtori Ekzekutiv i kesaj agjencie Fatmir Sena.
Në vijim drejtues dhe anëtare të tjerë të kësaj agjensie, e konkretisht: Bashkim Abazi, Zamira Mehaj, Drita Sefa, Desantila Domi, Shkelzen Kreci, Arben Lagreta, Afërdita Ferracaku, Festim Sharanja, David Qenani, Spiro Bezhani, Firenze Moda, Merita Mehaj, Bukurije Hahmeti, Marjeta Karaj, Alketa Kopaci, Aderatik Ndrègjoni, Martin Cukeli, Shkelqim Braushi, Manjola Agaraj, Neljan Rushani, Migena Harizim, Dezdemona Porja, Kamber Ferhati, Dritan Kurti, Sajmir Doci, Sokol Micku, Enver Hasmuca, Valer Lubonja, Arkile Llapa, Lavdosh Selmani, Vjollca Blloshmi, Afrim Mavriqi, Arjan Hoxha, Met Ramazani, Geart Akli, Lindita Fejzo, Robert Miftar etj.
Ndërkohë , sipas prononcimit të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë “Stop Krimi” Fatmir Sena, sa i takon natyrës së aktivitetit të kësaj agjencie.
“Në Konferencën Kombëtare të sotme për nder të 4-vjetorit të agjencisë sonë falënderuam të gjitha anëtarët e saj për bashkë punimin e tyre të frytshëm brenda dhe jashtë vendit . Agjenda jonë investigative është informuese dhe sensibilizuese kundër krimit, akteve terroriste, drogës, korrupsionit si dhe trafikimit të femrave dhe të fëmijëve”-shtoi ai.
Në kë të kuadër ne kemi sensibilizuar opinionin publik duke shpërndarë fletëpalosje dhe kemi bërë një punë të mirë për parandalimin e fenomeneve që përmenda më lart jo vetëm me anëtarët tanë në Shqipëri por edhe jashtë . Agjencia Investigative, informuese dhe sensibilizuese “Stop krumi”, terrori, droga, korrupsioni, trafikimi i femrave dhe fëmijëve është e llojit informues dhe sensibilizues për të parandaluar cdo gjë të paligjshme.
Ajo shtrihet me anëtarë si brenda dhe dhe jashtë në Evropë, nga edhe ku është vlerësuar si e suksesshme në punën e saj. Duke u ndalur në këtë pikë, neve jemi vlerësuar nga partnerët tanë në Evropë për punën tonë cilësore në favor të drejtësisë dhe të shtetit shqiptar.
Drejtuesi ekzekutiv, shtoi se kjo agjenci është një platformë sensibilizuese dhe informuese, ndërsa nënvizon se për shkak të gjendjes së vështirë pas përmbytjeve, agjencia ka grumbulluar fonde dhe do të ndihmojë familje në nevojë.
“Anëtarë t e agjencisë sonë janë angazhuar seriozisht për të mbledhur ndihma në ushqime dhe veshje për banorët e dëmtuar nga këto përmbytje, duke qenë kështu një mbështetje edhe në veprimtarinë e shtetit në këto situate emergjente. Viti 2018 do të jetë me të vërtetë një vit i angazhimeve akoma më të më dha për Agjencinë Invetigative “Stop Krimi”-theksoi Sefa.