Problemi i mbetjeve dhe mungesa e kulturës për t’i trajtuar ato, tashmë është një problem i madh i shoqërisë shqiptare. Mbeturinat e hedhura në vende të papërcaktuara, mungesa e njohurive të qytetarëve dhe indiferentizmi i institucioneve, krijojnë një panoramë të zymtë në planin e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri-shkruan Tirana Today.
“Mbeturinat e Shqipërisë, tashmë kanë marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat shkruajnë se pas përmbytjeve, mbeturinat janë sjellë në brigjet e detit nga rrjedha e lumenjve, ndërsa panorama që të kapin sytë, lë për të dëshiruar“–shkruan euronews.
Si strategji dhe një ndër kushtet kryesore të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për menaxhimin e mbetjeve, Shqipëria vijon të përmbyt me mbeturina vijën e saj bregdetare, duke cenuar edhe interesat e vendeve fqinje, por jo më pak e rëndësishmja, po thyhen rregullat e BE-së në trajtimin e mbetjeve-shkruan Tirana Today.
Përkthimi i matrerialit nga Euronews
Gjatë sundimit komunist në Shqipëri, diktatori Enver Hoxha, nga frika e një pushtimi nga perëndimi, rreshtoi vendin me mijëra bunkerë në formë kërpudhash. Por, pushtimi asnjëherë nuk erdhi. Por tani zona e bregdetit në Shqipëri përballet me një kërcënim të ri nga mbeturinat.
Plazhi me rërë i Kepit të Rodonit përgjatë bregut të Adriatikut në Shqipërinë qendrore është e mbuluar me mbeturina. Shishet plastike, kartona dhe të gjitha llojet e mbeturinave shtëpiake lundrojnë në ujëra, të sjellë në rrjedhën e poshtme nga lumenjtë, duke shtuar faktin që pas vërshimit të ujërave ato janë shtuar edhe më shumë.
Mbeturinat janë shumë problematike. Mediat raportojnë se më shumë se 50 metra kub mbeturina u hodhën nga porti i qytetit të vjetër, i cioli është një destinacion shumë i rëndësishëm në fushën e turizmit, por edhe me një popullaritet të madh.
Në Tiranë, ambientalistët nuk habiten për këtë, pasi nuk është një problem i ri ky i mbeturinave. Ata shpjegojnë se mungesa e politikave të përshtatshme të menaxhimit të mbeturinave në Shqipëri paraqet rrezik për bregdetin e Adriatikut dhe atë të fqinjëve të saj.
“Shqipëria ka shumë lumenj dhe lumenjtë janë shndërruar në kanale që mbledhin plehra që vijnë nga fshatra të largëta, por edhe qytete të mëdha dhe e gjithë kjo përfundon në det. Rrymat në Detin Adriatik rrjedhin nga jugu në veri dhe rrjedhimisht rrjedh mbeturinat dhe ndotin bregun verior të Adriatikut. Meqenëse ajo ka përfunduar deri në Dubrovnik, unë mendoj se duhet të ketë qenë një sasi e madhe e mbeturinave dhe rrymat kanë qenë të forta “ -tha Xhemal Mato, drejtor ekzekutiv i grupit mjedisor Lëvizja Eko.
Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe shpreson që viti i ardhshëm do të hapë negociatat e pranimit me Brukselin. Megjithatë, sipas Raportit të progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2016, segregimi i mbeturinave është i paqëndrueshëm dhe mbledhja e mbeturinave për qëllime ricikluese është kryesisht joformale.
Kapaciteti institucional për të menaxhuar mbetjet mbetet ende i dobët në të gjitha nivelet. Largimi i mbeturinave mbetet në masë të madhe jo në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit. Një raport i publikuar më parë gjatë vitit nga Instituti Kombëtar i Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, thotë se vetëm 68 për qind e popullsisë shqiptare ka qasje në shërbimet e hedhjes së mbeturinave. Pjesa më e madhe e mbeturinave që nuk mblidhen nga rrjedhat e lumenjve të Shqipërisë.
“Është një nga kriteret që praktikat e menaxhimit të mbeturinave duhet të përmbushin standardet e BE-së, por kjo gjithashtu mbetet një tregues negativ për Shqipërinë, pasi ajo do të dëmtojë industrinë e turizmit, sepse askush nuk dëshiron të vizitojë një plazh të mbuluar me mbeturina”-vuri në dukje Xhemal Mato.
Nën urën e lumit të Tiranës, 12 kilometra jashtë kryeqytetit shqiptar, mbeturina e hedhur poshtë në rrjedhën e lumit mbulon pothuajse çdo centimetër të bregut të lumit dhe ka ngjitur edhe degët e pemëve që duken sikur të ishin veshur për Halloëeen. Pjesa më e madhe e mbeturinave vjen nga kryeqyteti dhe rrethinat e tij , pastaj marrin drejtimin drejt detit Adriatik. Shifrat për sasinë mbeten ende të panjohura.
“Në Shqipëri nuk kemi të dhëna të sakta për mbeturinat që gjenerohen dhe nuk mund të themi se sa është. Megjithatë, situata është problematike – që mund të shohim. “Në të gjitha vendet publike, urbane apo natyrore, ne kemi braktisur mbeturinat, që do të thotë se kemi një problem me menaxhimin e mbeturinave, për të mos përmendur menaxhimin e integruar të mbeturinave”, tha Ermelinda Mahmutaj, drejtor ekzekutiv i grupit mjedisor Eden.
Grupet e mjedisit ankohen se autoritetet shqiptare po bëjnë shumë pak për të përmirësuar normat e grumbullimit të mbeturinave, parandalimin dhe riciklimin. Derisa kjo të ndodhë, fqinjët e saj bregdetarë do të jenë të shqetësuar,, pasi mbeturinat mund të vijojnë të qëndrojne dhe të krijojnë vështirësi dhe për fqinjët e Shqipërisë. PËRSHTATI TIRANA TODAY.