Kur debutimi i tij me Real Madrid do edhe një vit që të vijë, ai ka filluar të ngjallë një kureshtje të madhe nga tifozët. Së fundmi ka folur Roberto Carlos, i cili për “Fax Sports” të Brazilit foli për të ardhmen e Vinicius te Real Madrid: “Unë nuk do të them se ai është gati, pasi është shumë i ri. Por, kontraktimi ishte perfekt për klubin, gjithashtu edhe për Flamengon. Ai do të rritet në Europë si futbollist dhe si qenie njerëzore. Familja e tij është shumë e përulur, e thjeshtë. Edhe ai me një thjeshtësi të madhe. Ai e di se duke luajtur te Real Madridi nuk do të jetë e lehtë. “Bernabeu” është i madh, tifozët kërkojnë shumë”, – tha Roberto Carlos.
Ish-lojtari i Real Madridit është i qartë se Vinicius do të triumfojë me “Los Blancos”. “Të bëhet një lojtar i vërtetë, për të është një burim krenarie e madhe. E njëjta gjë ndjen kur luan me fanellën e Flamengos. Ai ka një përgjegjësi më të madhe. Dua shumë fat për të, sepse me siguri do të jetë një idhull i klubit”, – përfundoi ai.