Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trysnia e Trump ndaj Kim Jong un për vitin 2017-të

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trysnia e Trump ndaj Kim Jong un për vitin 2017-të

President i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në janar të këtij viti, Donald Trump zgjodhi një kurs konfrontimi për të ndaluar Korenë e Veriut të zhvillonte një raketë balistike ndërkontinentale të pajisur me armë bërthamore. Që kur mori detyrën, në janar të këtij viti, Trump u hodh në sulm ndaj Koresë së Veriut duke pasur frikë se raketat e saj bërthamore mund të godiste Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Seul, Brian Padden i hedh një vështrim zbatimit të strategjisë së “trysnisë maksimale” të administratës së Presidentit Trump që e vë theksin tek kërcënimi i besueshëm përmes forcës ushtarake dhe sanksioneve ekonomike në rritje për të detyruar regjimin e Kim Jong Un-it të heqë dorë nga prodhimi i armëve bërthamore.

Gjatë vitit 2017, presidenti Donald Trump e bëri ndalimin e kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut, një përparësi të lartë të sigurisë kombëtare.

“Ai rriti pritshmëritë mbi atë që do të bënte në lidhje me Korenë e Veriut. Dhe nëse nuk i bën ato gjëra, atëherë rrezikon dhe minon seriozisht identitetin e tij”, thotë analisti John Delury.

Në prill, në të njëjtën ditë që Presidenti Trump po darkonte me presidentin kinez Xi Jinping në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Florida, ai urdhëroi sulme të njëanshme me raketave ndaj Sirisë për shkak të dyshimeve se regjimi i Damaskut kishte përdorur armët kimike kundër civilëve.

Demonstrimi forcës ushtarake nga Presidenti Trump, sipas mbështetësve të tij, i dërgoi një mesazh presidentit Xi se nëse Kina nuk vepron për të kufizuar provokimet e Koresë së Veriut, Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin.

Nënpresidenti Mike Pence shkoi në rajon për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve të tyre, duke minimizuar kërcënimet e bëra nga zoti Trump gjatë fushatës për të tërhequr trupat, në rast se Koreja e Jugut dhe Japonia nuk nuk do të paguanin më shumë për ndarjen e kostove të mbrojtjes.

Trump gjeti një mbështetës të fortë për politikën e tij të ashpër ndaj Koresë së Veriut tek kryeministri japonez Shinzo Abe.

Megjithatë, Koreja e Jugut, pas shkarkimit të presidentes konservatore Park Geun-hye, zgjodhi liberalin Moon Jae-in, i cili mbështet masat e forta parandaluese, por kundërshton përdorimin e forcës ushtarake amerikane në gadishullin Korean.

David Straub, analist, Instituti Sejong

“Presidenti Moon ka qenë i qartë në besimin se lufta në gadishullin Korean nuk duhet të konsiderohet kurrë si një opsion, veçse në rastin kur ajo fillohet nga Koreja e Veriut”, thotë analisti David Straub nga Instituti Sejong.

Ndërsa mbështetësit e ndërhyrjes ushtarake amerikane argumentuan në favor të luftës parandaluese për të eleminuar kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut, Sekretari i amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis paralajmëroi se viktimat nga një veprim i tillë do të ishin “tragjike dhe të një shkalle të pabesueshme”.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson në disa raste mbështeti bisedimet e pakushtëzuara me udhëheqësit në Phenian, por Presidenti Trump ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur komentet e diplomatit të tij të lartë, duke shtuar spekulimet se ai së shpejti do ta zëvendësonte atë.

Në vend të gjuhës diplomatike, Presidenti Trump ka përdorur retorikë nxitëse, duke paralajmëruar se Koreja e Veriut do të përballet me “zjarr dhe furi” dhe duke e quajtur Kim Jong Un-in, një “Njeri Raketash” në një mision vetëvrasës.

Pheniani u tërhoq nga një kërcënim për hedhjen e një rakete balisitike ndërkontinentale në ujërat pranë territorit amerikan të Guamit në Paqësor, por hodhi dy raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Japoni dhe në shtator kreu provën e tij të gjashtë bërthamore.

Në Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e bindën Kinën dhe Rusinë që të mbështesnin sanksione më të forta ndërkombëtare që ndalojnë eksportin e qymyrit dhe të artikujve të tjerë minerar të Koresë së Veriut dhe ndërprenë një të tretën e importeve të saj të naftës.

Në nëntor, Koreja e Veriut njoftoi se kishte arritur qëllimin e saj për të zhvilluar aftësitë operacionale të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), pas kryerjes së provës së saj më të fuqishme me raketa deri tani.

Pak ekspertë presin ndonjë arritje diplomatike në një të ardhme të afërt, por nëse Koreja e Veriut pranon të marrë pjesë në Lojrat e ardhshme Olimpike dimërore në Korenë e Jugut, atëherë mund të ketë një ndalim të provokimeve.

Tags: 2017-tëndajPhenianitTrumpTrysniavitin

TË LIDHURA

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

23:00 | 04/06/2025
Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi
Bota

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Në temperatura të larta, mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë
Bota

Në temperatura të larta, mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

21:47 | 04/06/2025
Next Post
“Kollare për 1 qershor”/Haradinaj: Më ka pëlqyer, s’ishte ide e keqe

“Kollare për 1 qershor”/Haradinaj: Më ka pëlqyer, s’ishte ide e keqe

Mbështetën Trump/Peshkopi anglez kritikon krerët fetarë në SHBA

Mbështetën Trump/Peshkopi anglez kritikon krerët fetarë në SHBA

Pas gjashtë muajsh Meha gjen ekip, bashkohet me zv/trajnerin e Kukësit

Pas gjashtë muajsh Meha gjen ekip, bashkohet me zv/trajnerin e Kukësit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com