Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Wenger-Mourinhos: Mjaft u qave, fito me lojtarët që ke

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Wenger-Mourinhos: Mjaft u qave, fito me lojtarët që ke

Barazimi 2-2 me Burnley në “Old Trafford” ka lënë një shije mjaft të keqe për bosin e United, Jose Mourinho. I cili në konferencën pas ndeshjes u shpreh se buxheti prej 300 milionë stërlina që ai kishte pasur në dispozicion për të afruar lojtarë, nuk ka qenë i mjaftueshëm për të garantuar siguri dhe vazhdimësi për ekipin. Tashmë Manchester United mbetet në vendin e dytë por diferenca me Cityn e Guardiolas është 12 pikë dhe një ndeshje më pak për kryesuesit.

“Ky është sezoni i dytë që po tentojmë të ndërtojmë një skuadër të fortë, sepse siç e dini Manchester United nuk është ekipi më i fortë në botë. Ne jemi një ekip i madh, por 300 milionë paund nuk janë të mjaftueshme për të realizuar ato objektiva që kemi vendosur. Djemtë tanë janë duke bërë maksimumin, por kjo sërish nuk mjafton.”

Por kësaj deklarate i është përgjigjur menjëherë trajneri i Arsenal, Arsen Wenger. Ky i fundit është shprehur se ka plot 21 vite që konkurron me ekipe që kanë një buxhet shumë herë më të madh se ai, por prapë nuk është dorëzuar dhe ka arritur të marrë suksese.

“Mjaft me ankesa. Mourinho duhet të pajtohet me idenë se Manchester City është një klub më i pasur nga United. Çdo trajner duhet të arrijë të menaxhojë situatën në të cilën ndodhet e jo të shohë përtej mundësive konkrete që ka. Duhet gjetur rruga drejt suksesit me ata futbollistë që kemi në dispozicion. Unë kam mësuar të bashkëjetoj me faktet dhe kjo nuk më është kthyer në pengesë, përkundrazi. Mendoj se dhe Mourinho duhet ta shohë në këtë prizëm të gjithë këtë situatë e të bëjë më mirë detyrën e tij.”

Gjithësesi, edhe pse Wenger është me këmbë në tokë, modest dhe i kënaqur me arritjet përgjatë viteve, këtë sezon duhet kujtuar se Arsenali renditet i gjashti në tabelën e klasifikimit të Premier League-s. Ndërkohë që “Djajtë e Kuq” tashmë me një distancë të thellë prej 12 pikësh ndaj “Citizens” vijojnë të renditen të dytët, me vetëm një pikë më shumë se Chelsea i vendit të tretë.

Tags: fitolojtarëtmjaftqaveWenger-Mourinhos

TË LIDHURA

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet për duelin me Uellsin
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet për duelin me Uellsin

21:01 | 10/04/2026
Një trajner i përkohshëm në stol, tek Italia bëjnë zgjedhjen
Sport

Një trajner i përkohshëm në stol, tek Italia bëjnë zgjedhjen

19:48 | 10/04/2026
Neymar lë Brazilin për të shkuar në Botëror, synon kalimin në MLS
Sport

Neymar lë Brazilin për të shkuar në Botëror, synon kalimin në MLS

16:15 | 10/04/2026
Next Post
A ka përgjime për Vangjush Dakon? Analisti: Opozita të flasë me fakte, ose të heshtë

Bushati: Aleanca me LSI-në shkatërron PD-në, jam pro djegies së mandateve

Gjermanët s’e duan Merkelin, sondazhet “flasin” keq për zonjën e hekurt

Gjermanët s’e duan Merkelin, sondazhet “flasin” keq për zonjën e hekurt

Vendim/Izraeli i kthen reston Amerikës, stacioni i trenit merr emrin “Trump”

Vendim/Izraeli i kthen reston Amerikës, stacioni i trenit merr emrin “Trump”







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com