Një ndër mediet serbe e konsideron Shqiprim Arifin si të preferuarin e presidentit turk Erdogan.
Gazeta serbe “Politika” shkruan në një artikull për fitoren e Arifit, teksa e hap atë me titullin “I preferuari i Erdogan fiton në Preshevë’.
“Alternativa për Ndryshim, e udhëhequr nga ky djalë i ri shqiptar i lindur në Gjermani, fitoi zgjedhjet e së dielës, teksa mori më shumë se 5.504 vota (36.2%)”, shkruhet ndër të tjera në artikull, i cili vijon se qëllimi i APN-së është të marrë më shumë se 50% të votave, në total pas përsëritjes së zgjedhjeve në 6 vendvotime.
Megjithatë, përveçse në titull, gazeta serbe “Politika” nuk e përmend Erdogan në përmbajtje të lajmit. TIRANA TODAY