Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Nga Tirana në NBA, Ermal Kuqo protagonist i suksesit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Nga Tirana në NBA, Ermal Kuqo protagonist i suksesit

Ermal Kuqo është sot drejtues i Departamentit të Zbuluesve të Talenteve te Los Angeles Clippers, një prej ekipeve kryesore të NBA. Atë që nuk bëri dot si sportist për të luajtur në NBA, po e bën tashmë si një tjetër aktor i rëndësishëm në kampionatin më të bukur të basketbollit në botë. Te Clippers-at e filloi si këshilltar, por brenda një periudhe të shkurtër ngjiti shumë shkallë njëherësh.

“Për një kohë shumë të shkurtër arrita të jem drejtor i Departamentit të Scout Pro, jo vetëm për Europën, por ndërkombëtarisht”, deklaroi Kuqo. Duke dalë nga një familje basketbollistësh, Ermali dukej se ishte “dënuar” që të merrej me basketboll. Nga fillimet me Tiranën, edhe pse me një mbiemër që e lidh më tepër me Partizanin, në Turqi, Spanjë dhe deri tek Los Angeles Clippers, janë në mes 23 vjet karrierë si basketbollist: “Tirana ka qenë ekipi ku jam rritur si basketbollist, por unë jam partizans (qesh)”.

Këtë karrierë të gjatë, Ermali e ndërpreu në gusht 2016, por pa e çuar ndër mend të largohej nga sporti i koshit, dashuria e madhe e jetës së tij. “Trajner nuk doja të bëhesha, pasi është një fushë shumë ndryshe dhe unë jam pak si diktator. Kam luajtur me shumë lojtarë që kanë qenë të padisiplinuar dhe kur mendoja sikur të isha trajneri i tyre… Nuk do të përfundonte shumë mirë dhe besoj se nuk do të kisha karrierë të gjatë si trajner”, shprehet Kuqo.

Kur e pyet për basketbollin shqiptar, Kuqo mbetet konstant në qëndrimet e tij kundër mënyrës se si drejtohet ky sport në vendin tonë: “Për të zbritur tek lojtarët, duhet të shohim kokën, pasi peshku qelbet nga koka. Këtu, çdo njeri që përfundon Institutin Sportiv e ndjen veten trajner basketbolli, merr disa topa dhe ia jep kalamajve vetëm për të fituar para’. E shohin këtë sport thjesht për para’, jo për të rritur breza sportistësh”.

Edhe në grumbullimet e fundit të kombëtares së basketbollit, sytë e trajnerëve dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketbollit mbeten tek elementët që vijnë nga jashtë. “Arsyeja kryesore përse kërkojnë shpëtim nga jashtë është sepse mendojnë që ata janë përgatitur andej dhe këtu do të na sjellin ndonjë gjë tjetër. Unë kam qenë pjesë e ekipit kombëtar kur u mblodh kombëtarja e parë dhe na futën në motel. I binte derës recepsionisti dhe na nxirrte jashtë sepse vinte klienti i rregullt”, kujton Kuqo.

Megjithatë, e ardhmja e tij, siç vetë e pohon, është basketbolli më i bukur në botë, NBA, dhe të gjitha këto kritika të ashpra lidhen vetëm me dashurinë e tij për këtë sport dhe që në këtë vend, në një të ardhme, të dalin sërish emra si Ermal Kuqo. “Unë nuk kam asnjë lloj interesi. Unë nuk dua të bëhem as sekretar federate, as president federate. Unë nuk kam ndërmend të kthehem më në Shqipëri”, thotë Kuqo.(t.ch)

Tags: “suksesit”ErmalKuqoNBAprotagonistTirana

TË LIDHURA

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë
Sport

Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë

19:49 | 26/03/2026
Next Post
Rozana kujton xhaxhanë: Të duartrokasin ata që të “vranë”

Rozana kujton xhaxhanë: Të duartrokasin ata që të “vranë”

WhatsApp pas 1 janarit s’do punojë në disa celularë

WhatsApp pas 1 janarit s'do punojë në disa celularë

Foto/Nga shkretëtira në mes pallateve, ja fushat më të pazakonta të futbollit

Foto/Nga shkretëtira në mes pallateve, ja fushat më të pazakonta të futbollit







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Urdhër-arrest për drogë, aktorja turke kthehet dhe përballet me drejtësinë
Showbizz

Urdhër-arrest për drogë, aktorja turke kthehet dhe përballet me drejtësinë

by mirseda
12:08 | 27/03/2026
0

Aktorja e njohur turke Hande Erçel është kthyer në Stamboll për të dëshmuar para autoriteteve, pasi ndaj...

“Jemi të pafajshëm!”/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Belerin dhe bashkëpunëtorin

“Jemi të pafajshëm!”/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Belerin dhe bashkëpunëtorin

12:05 | 27/03/2026
Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

11:49 | 27/03/2026
Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse: “Mora kredi 25 mijë € për Naim Murselin”

Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse: “Mora kredi 25 mijë € për Naim Murselin”

11:30 | 27/03/2026
Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar

Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar

11:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com