Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se e ka marrë seriozisht çështjen e liberalizimit të vizave, por tha se nuk është i gatshëm që “t’i blej vizat duke falur tokë”.
Haradinaj tha se ka marrë obligim që mos t’i lë kosovarët pa liberalizim të vizave dhe në këtë sfond ka incizuar në Kuvend marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi. “Dhe çfarëdo vendimi që merr Kuvendi, ne do ta zbatojmë qëftë edhe rrëzimin e marrëveshjes”, tha Haradinaj duke u shprehur i bindur se Kuvendi do ta rrëzoj marrëveshjen e 26 gushtit 2015, tha Haradinaj në RTK.
Ai tha se ka thirrur në Kosovë kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markpoviq që edhe ai ta vërtetojë, sipas tij, se ndërmjet dy vendeve nuk ka armiqësi. “Por, Kosova ka një zor të madh. E ajo që ne po kërkojmë është korrigjimi i marrëveshjes së kaluar”, deklaroi kryeministri kosovar, duke u shprehur sërish i bindur se kufiri është në Çakorr dhe Kullë.