Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Spitalet e rretheve/Doktori rrëfen makthin: Më lehtë mësoj gjermanishten se sa gegërishten (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria
Spitalet e rretheve/Doktori rrëfen makthin: Më lehtë mësoj gjermanishten se sa gegërishten (Video)

Doktor Erald Koçiaj, prej 9 muajsh punon në spitalin rajonal të Korçës, si kirurg i përgjithshëm .Në kohën kur ishte maturant, Eraldi fitoi një bursë nga Ministria e Arsimit për në Rusi, një vend i largët dhe i panjohur për të, ndërsa studimet i zgjatën plot 12 vite.

Gjatë qëndrimit në Shën Petërburg e më pas në Moskë, Eraldi u specializua si kirurg dhe punoi si asistent në disa spitale. Në periudhën e qëndrimit në Shën Petërburg e më pas në Moskë, doktor Eraldi u specializua si kirurg, ndërsa më pas ushtroi profesionin e tij si asistent në disa spitale.

“Për të punuar në Rusi në një institucion shtetëror duhet të jesh shtetas rus po ashtu edhe kostoja e jetesës në Moskë është shumë e lartë. Vendosa të kthehesha sepse nuk po bëja një zgjedhje midis Moskës dhe Bangladeshit por po bëja një zgjedhje midis Moskës dhe një shteti ku unë kam lindur dhe kam të gjithë të afërmit e mi dhe mendova se ia vlente që të jepja kontributin tim këtu në Shqipëri”, thotë Koçiaj.

“Dëshira për të punuar si kirurg në Shqipëri, sfidoi largësinë nga nëna e tij, e cila jeton e vetme në Ballsh. Në listën e vendeve vakante në spitalet rajonale, Eraldit i propozuan sërish dy qytete më dëborë, Peshkopinë dhe Korçën; Eraldi zgjodhi Korçën”-shkruan Top Channel.

“Një mjek i cili ka gradë shkencore, ka kualifikim pedagog do të preferonte që të punonte në një qendër spitalore universitare por në rast se një mundësi e tillë nuk ofrohet atëherë mbetet të zgjedhësh një nga spitalet rajonale. Më thanë për të shkuar njëherë në Peshkopi, por unë i thashë që e kam më të lehtë të mësoj gjermanishten se sa gegërisht. Unë për Korçën kisha vetëm një paraqitje gjeografike, e dija se ku ndodhej territorialisht por nuk kisha qenë ndonjëherë në Korçë, për mua ishte diçka shumë e re”, vijon Eraldi.

Por kjo zgjedhje nuk është vetëm vullnetare. Ndikim ka pasur edhe shpërblimi financiar. Doktori Eraldi është nga ata mjekë që kanë fituar nga bonusi i Ministrisë së Shëndetësisë për të punuar aty ku mjekët mungojnë, dhe paga e tij prej 200 mijë lekë në muaj është më e lartë se paga e një ministri.

“Mua më mjafton deri në fund të muajit ku përfshihen shpenzimet e përditshme, ndonjë shërbim i vogël makine , qiraja e shtëpisë dhe lëvizjet që unë bëj në fundjavë”– thotë Eraldi.

Megjithatë krahasuar me eksperiencën e tij në Moskë, shpesh atij i duket se po bën hapa mbrapa, pasi në spitalet rajonale si ai i Korçës punohet akoma me metoda tradicionale për operacionet e pacientëve.

“Këtu në Korçë ofrohet shërbim mjekësor, flas për pjesën kirurgjikale për pacientët dhe ky ka një nivel të caktuar. Mendoj se niveli duhet të jetë më i lartë dhe duhet që teknikat tradicionale të zëvendësohen me teknika mini-invazive. Operacionet që kam kryer deri në këtë moment kanë qënë të gjitha me metoda tradicionale”- rrëfen ai.

Për të ardhmen Erald Koçiaj dëshiron të provoj veten në spitale si ai i Fierit ose i Durrësit, ku edhe fluksi i pacientëve që vijnë është më i madh, ku edhe mund të përdorë ato metoda moderne pune, që iu deshën vite t’i mësonte. TIRANA TODAY.

Tags: erald kociajgegerishtengjermanishtenmesojrrethetspitalet

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Ish-ambasadori Baleta: Rezoluta s’mund të quhet votë kundër SHBA-ve

Ish-ambasadori Baleta: Rezoluta s'mund të quhet votë kundër SHBA-ve

Filipine/Shkon në 200 numri i viktimave

Filipine/Shkon në 200 numri i viktimave

Fildeze Hafizi u vra para 4 muajsh, Gjykata e Shkodrës e “shfaq” sërish në…

Fildeze Hafizi u vra para 4 muajsh, Gjykata e Shkodrës e “shfaq” sërish në...







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com