Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Bashkitë mbyllin 2017-ën me rreth 9 miliardë lekë borxhe

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Bashkitë mbyllin 2017-ën me rreth 9 miliardë lekë borxhe

Ministria e Financave ka publikuar së fundmi një raport në të cilin tregohet detyrimet dhe borxhet e papaguara të  bashkive për vitin 2017. Në raport shkruhet se totali i detyrimeve të njësive të qeverisjes vendore deri në muajin shtator 2017 është 8 871 724 282 Lekë. Duhet theksuar se këto detyrime janë krijuar dhe mbarten gjatë viteve të shkuara apo krijohen gjatë një viti.

Bashkitë kryesore që zënë dhe peshën më të madhe të këtyre detyrimeve janë; a) Bashkia Tiranë që zë 37% të totalit të detyrimeve, b) Bashkia Durrës që zë 6% të totalit të detyrimeve, c) Bashkitë Lezhë (mbajtëse e një kredie në banka të nivelit të dytë), d) Pogradec dhe Vlorë që zënë secila rreth 5% të totalit.

Detyrimet e këtyre bashkive janë të ndara në dy kategori të mëdha. Kategoria e parë janë detyrime të krijuara si pasojë e mospërmbushjes në afat të detyrimeve kontraktore në kontrata me palë të tjera. Këto kontrata janë kryesisht për realizimin e investimeve, blerjeve të mallrave, realizimit të shërbimeve. Këtu hynë edhe detyrime të mos pagesës së faturuar (energji elektrike) apo detyrimeve të dëmit kontraktor dhe jo vetëm (dëmshpërblime sipas një vendimi gjyqësor).

Kategoria e dytë ka të bëjë me detyrime për shkak të huamarrjes. Në hulumtim konsiderohen borxhe të një bashkie për vitin 2015 të gjitha detyrimet e ish-njësive sipas ndarjes së hershme të bashkuara në një njësi të vetme në bashkitë ekzistuese. Kështu, në vitin 2015 totali i detyrimeve të njësive të qeverisjes vendore Bashki ishte 11. 806. 383.705 Lekë. Nga këto, detyrimet për Bashkinë e Tiranës, ishin në vlerën 5.5 miliard, dhe përbënin rreth 47% të totalit të detyrimeve, bazuar në të dhënat e publikuar nga ‘Open Data Albania’.

Bashki me detyrime të prapambetura në vlerën mbi njëqind milion në dhjetor të 2015 rezultojnë: Selenica, Shkodra, Pogradeci, Vlora, Mallakastra, Bulqiza, Cërriku, Dibra, Lushnja, Divjaka, Durrësi, Elbasani. Fieri, Gramshi, Kamza, Kavaja, Korça, Kruja, Kukësi dhe Lezha.Në dhjetor 2016, në total bashkitë reduktuan vlerën e detyrimeve të prapambetura. Detyrimet gjatë vitit u pakësuar me 20% të vlerës kundrejt detyrimeve totale në fillim të vitit. Totali i detyrimeve shënonte në dhjetor 2016 vlerën 9.4 miliard nga 11.8 miliard që ishte një vit më parë.  Gjithsesi situatë në fund të 2016-s dhe fillimi i 2017-s është ende me detyrime të vjetra apo të reja të krijuara gjatë 2016-s. Në pjesën më të madhe të Bashkive në vitin 2016, ka një ulje të detyrimeve. Vetëm në disa njësi të qeverisjes vendore shohim një rritje të detyrimeve në vitin 2016.Rritja më e konsiderueshme është shënuar në bashkitë: Dibër, Konispol, Librazhd, Lezhë, Vau i Dejës, Maliq, Pogradec, Selenicë, Vlorë. Bashkitë me rritje janë edhe bashki që mund të vlerësohen jo vetëm në pamundësi por edhe në keqpërdorim të financave vendore.

Tags: 2017-ën9 miliardëbashkiteborxhelekembyllinrreth

TË LIDHURA

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit
Aktualitet

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit

19:53 | 04/02/2026
Berisha: Jemi në fund, më 10 shkurt qytetarët do t’i japin leksion regjimit
Politikë

Berisha: Jemi në fund, më 10 shkurt qytetarët do t’i japin leksion regjimit

19:48 | 04/02/2026
U godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, 37-vjeçari i plagosur niset drejt Tiranës
Aktualitet

U godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, 37-vjeçari i plagosur niset drejt Tiranës

19:31 | 04/02/2026
Next Post
VIDEO/I gjuajti me çizme Ramës, Kryemadhi fal mëkatet në Kishë

VIDEO/I gjuajti me çizme Ramës, Kryemadhi fal mëkatet në Kishë

Everton i pamposhtur me Allardyce, u merr pikë “Bluve të Londrës”

Everton i pamposhtur me Allardyce, u merr pikë "Bluve të Londrës"

Tatimet dorëzohen përballë informalitetit, falin 135 milionë euro borxhe

Tatimet dorëzohen përballë informalitetit, falin 135 milionë euro borxhe







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit
Aktualitet

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, ja kush janë përfituesit

by mirseda
19:53 | 04/02/2026
0

Zbardhet Drafti Ligjor për Amnistinë Penale, një nismë që synon të zbusë dënimet për një pjesë të...

Berisha: Jemi në fund, më 10 shkurt qytetarët do t’i japin leksion regjimit

Berisha: Jemi në fund, më 10 shkurt qytetarët do t’i japin leksion regjimit

19:48 | 04/02/2026
U godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, 37-vjeçari i plagosur niset drejt Tiranës

U godit me thikë pas sherrit në një lokal në Korçë, 37-vjeçari i plagosur niset drejt Tiranës

19:31 | 04/02/2026
Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
I preu rrugën ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, arrestohet 48-vjeçari nga Laçi

I preu rrugën ish-gruas dhe i theu xhamin e makinës, arrestohet 48-vjeçari nga Laçi

19:26 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com