Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 20 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 20 Dhjetor?

20 Dhjetor 1973 – Vritet në një atentat kryeministri spanjoll Luis Carrero Blanco

Admirali Luis Carrero Blanco, vritet në një sulm me bombë në Madrid. 70-vjeçari, truproja e tij dhe një shofer vdiqën menjëherë, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën pasi një bombë e telekomanduar, që shpërtheu në momentin kur automjeti i tij po kalonte në rrugë. Shpërthimi ishte aq i forte, saqë makina bashkë me kryeminstrin brenda përfundoi mbi çatinë e Kishës San Francisco de Borga, ku Blanco sapo kishte marrë pjesë në një meshë.

Mjeti u rrëzua më pas në tarracën e katit të dytë të një ndërtese në anën tjetër të kishës, dhe një dëm i madh u shkaktua në zonë. Askush nuk mori përgjegjësinë për atentatin. Qeveria spanjolle shpalli 3 ditë zie kombëtare, dhe kabineti mbajti dy mbledhje urgjente. Të gjitha ndërtesat publike u mbyllën. Policia tha se vrasësit kishin hapur një tunel, nën rrugën që admirali përdorte rregullisht në kthimin e tij nga mesha.

Vdekja e kryeministrit ndodhi rreth 15 minuta para fillimit të një gjyqi ndaj 10 kundërshtarëve kryesorë të regjimit të Francos, një prej të cilëve një prift katolik. Ata u arrestuan në një Kishë të Madridit 18 muaj më parë, dhe u akuzuan për mbledhje të paligjshme. Mijëra demonstrues të zemëruar, protestuan kundër këtij gjyqi, dhe u përleshën me policinë.

Ishte hera e parë që nga Lufta Civile, e cila përfundoi në vitin 1939, kur një figurë e lartë qeveritare vdiste në rrethana të tilla. Ish-oficeri i marinës, i cili konsiderohej autoritar, dhe që e urrente komunizmin, qe shumë i përkushtuar ndaj Kishës Katolike. Ai u zëvendësua nga zv/kryeministri Fernandez Miranda.

20 Dhjetor 1963 – Muri i Berlinit hapet për herë të parë që nga ndërtimi i tij

Më shumë se dy vjet pasi u ndërtua nga Gjermania Lindore, për të parandaluar që qytetarët e saj të arratiseshin nga regjimi komunist, gati 4.000 qytetarë të Berlinit Perëndimorë lejohen të kalojnë në Berlinin Lindor nëpërmjet Murit të Berlinit për të vizituar të afërmit e tyre.

Sipas një marrëveshjeje të arritur mes Berlinit Lindor dhe atij Perëndimor, u lëshuan më shumë se 170.000 leje-kalimi për qytetarët e Berlinit Perëndimor, me secilin prej tyre që mundësonte një vizitë vetëm njëditore në Berlinin Lindor komunist.

Ajo ditë u shoqërua me momente të presionit dhe propagandës. Ndërtimi i Murit të Berlinit në gushtin e vitit 1961, ndau familjet dhe miqtë. Lotët, të qeshurat dhe shpërthimet e tjera emocionale, karakterizuan ribashkimin e nënave, baballarëve, bijve dhe dhe bijave, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Megjithatë, tensionet e Luftës së Ftohtë nuk u zbehën asnjëherë. Altoparlantët në Berlinin Lindor përshëndetën vizitorët me lajmin se ata tani ndodheshin në “kryeqytetin e Republikës Demokratike Gjermane”, një ndarje politike që shumica e gjermano-perëndimorëve refuzuan ta pranonin.

Ndërkohë çdo vizitori iu dha një broshurë, e cila shpjegonte se muri u ndërtua për të “mbrojtur kufijtë tanë, kundër sulmeve armiqësore të imperialistëve”. Kultura perëndimore dekadente, duke përfshirë “filma perëndimorë” dhe “histori gangsteresh”, që po vërshonin në Gjermaninë Lindore përpara ngritjes së murit, u pa si e rrezikshme për popullatën.

Në anën perëndimore të Berlinit, shumë gazeta sulmuan vizitorët, duke i akuzuar se ishin shndërruan në vegla të propagandës së Gjermanisë Lindore. Nëpër shkrime, argumentohej se komunistët do ta përdorin këtë dredhi të paturpshme, për të marrë pranimin e Gjermanisë Lindore nga ajo Perëndimore.

20 Dhjetor 1995- NATO merr nga OKB misionin e ruajtjes së paqes në Bosnje

Gjatë një ceremonie të shkurtër ushtarake në Sarajevë, gjenerali francez Bernard Janvier, kreu i forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, i kaloi zyrtarisht autoritetin ushtarak në Bosnjë Admiralit Leighton Smith, komandant i forcave të NATO-s në Evropën Jugore. Ceremonia solemne, i hapi rrugën vendosjes së 60.000 trupave të NATO-s në vend, për të zbatuar Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit, të nënshkruara në Paris nga udhëheqësit e ish-Jugosllavisë më 14 dhjetor.

Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Bosnje, nisi në fillim të vitit 1992, pak pas shpërthimit të luftës për shkak të përpjekjeve serbëve të Bosnjës për t’u pavarësuar dhe iu bashkuar Serbisë. Ndonëse forca e OKB pati një rol jetik në shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullatën e varfër të Bosnjës, ajo nuk qe në gjendje të ndalonte luftimet. Gati 25.000 paqeruajtës të OKB shërbyen në Bosnje gjatë 3 viteve e gjysmë  dhe gjatë asaj kohe 110 prej tyre u vranë, 831 u plagosën, dhe qindra u morën peng.

20 Dhjetor 1989 – Shtetet e Bashkuara pushtojnë Panamanë

Shtetet e Bashkuara sulmojnë Panamanë, në një përpjekje për të rrëzuar nga pushtetit diktatorin ushtarak Manuel Noriega, i cili akuzohej nga Uashingtoni për trafik droge, shtypjen e demokracisë në vend dhe rrezikimin e jetës së shtetasve amerikanë. Forcat e Noriegës u shtypën menjëherë, duke detyruar diktatorin të kërkonte fillimisht azil, ndërsa u dorëzua më 3 janar 1990.

Në vitin 1970, Noriega, një figurë në rritje në rradhët e ushtrisë panameze, u rekrutua nga CIA për të ndihmuar në luftën e SHBA-së kundër përhapjes së komunizmit në Amerikën Qëndrore. Por ai u përfshi në trafikun e drogës, dhe për këtë arsye në vitin 1977 CIA e përjashtoi nga rradhët e bashkëpunëtorëve të saj.

20 Dhjetor 1987 –Një traget pasagjerësh, përplaset me një cisternë nafte pranë Manilës në Filipine, duke shkaktuar vdekjen e rreth 4.000 njerëzve. Trageti ‘Dona Paz’, ishte tejet i mbipopulluar, duke mbajtur më shumë se dyfishin e kapacitetit të saj të deklaruar, dhe gati të gjithë njerëzish në bordin e saj humbën jetën.

20 Dhjetor 1192 – Rikardi I (Zemërluani) i Anglisë, kapet dhe burgoset nga mbreti Leopold V i Austrisë gjatë rrugës së tij të kthimit nga Kryqëzata e Tretë.

20 Dhjetor 1917 – Në Bashkimin Sovjetik thelemohet Cheka, forca elitë e policisë sekrete.

20 Dhjetor 1924 – Adolf Hitleri, lirohet pas më shumë se një viti nga burgu i Landsbergut, pas grushtit të dështuar të shtetit në Mynih.

20 Dhjetor 1971 – Bernard Kouchner dhe një grup gazetarësh në Paris, themelojnë organizatën ndërkombëtare të ndihmës “Mjekët pa Kufij”,

20 Dhjetor 1985 – Papa Gjon Pali II, shpall kremtimin e Ditës Botërore të Rinisë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 20 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 20 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 20 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 20 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 20 dhjetor 2017

Acari pushton vendin, ja çfarë ndodh me temperaturat sot

Acari pushton vendin, ja çfarë ndodh me temperaturat sot

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

by mirseda
10:54 | 14/07/2025
0

Policia e Shtetit Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve...

Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

10:14 | 14/07/2025
Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

09:24 | 14/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com