Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ekzekutimi misterioz i Lorenzo Wright, lidhjet e gruas së tij me vrasësin

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ekzekutimi misterioz i Lorenzo Wright, lidhjet e gruas së tij me vrasësin

Më në fund shtatë vjet pas vdekjes së basketbollistit Lorenzo Wright organet amerikane të drejtësisë dënojnë ish-bashkëshorten e tij Sherra Wright Robinson, për fshehje të provave dhe bashkëpunim në vrasje të gradës së parë. Lorenzen Wright, siç ishte edhe emri i tij i vërtetë kishte luajtur për plot pesë sezone me franchise-n e shtetit ku kishte lindur dhe ishte rritur Tennessee, pra me Memphis Grizzlies në NBA dhe vdekja e tij u shndërrua në çështje, që si për ironi të fatit u quajt “Operacioni Rebound”.
In the murder of Lorenzo Wright, the mystery spot is out! His wife and chaplain were arrested
Historia e trishtë filloi mbrëmjen e 18 korrikut të vitit 2010, kur sipas denoncimit të ish-bashkëshortes së tij Sherra Wright Robinson, Lorenzo Wright u largua nga shtëpia e tij në Collierville, Tennessee në zotërim të një cante me drogë e gjithashtu edhe të një sasie të paspecifikuar parash. Që nga ajo ditë ish-basketbollisti i skuadrave të tilla si Los Angeles Clippers, Atlanta Hawks, Memphis Grizzlies, Sacramento Kings dhe Cleveland Cavaliers nuk u pa më nga askush dhe për të nuk u dëgjua më asnjë fjalë, deri sa trupi i 34-vjeçarit u gjet pa jetë nëntë ditë më vonë, i dekompozuar në një pyll, në periferi të Memfisit, për shkak edhe të temperaturave tepër të larta.

Në vitin 2014 Sherra Wright Robinson përfitoi një shpërblim prej një milionë dollarësh nga sigurimi i jetës që kishte bërë ish-bashkëshorti i saj, para të cilat iu akorduan për të rritur gjashtë fëmijët e tyre. Hetimet morën një kthesë të papritur në fillim të muajit dhjetor, kur Billy Turner u akuzua për vrasje të gradës së parë, në “Operacionin Rebound”. Hetuesit e FBI ishin të bindur se Billy Turner dhe Sherra Wright Robinson kishin lidhje ndërmjet tyre, pasi frekuentonin të njëjtën kishë dhe në fakt Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara kishte plotësisht të drejtë, pasi dyshimet u vërtetuan kur një ekip i specializuar zhytësish gjeti armën e krimit në një liqen në Walnut, Mississippi,120 kilometra në lindje të Memfisit.
Image result for Lorenzo Wright
Departamenti i Policisë së këtij qyteti e kishte klasifikuar këtë rast si një ndër çështjet më të rëndësishme të pazgjidhura. Vetë Sherra Wright Robinson kishte në Kaliforni ditën e hënë një seancë gjyqësore ku do të merrej në pyetje, por gjithsesi të premten në mbrëmje organet përkatëse të drejtësisë morën masën e ndalimit për ish-bashkëshorten e Lorenzo Wright, duke patur frikën se 46-vjeçarja nuk do të kthehej më në Memphis.

Lorenzen Wright ishte një figurë shumë popullore në Memphis jo vetëm për shkak të bamirësive të shumta por gjithashtu edhe për faktin se babai i tij stërviste skuadrat e ndryshme të moshave në “Summer League”, për më tepër ish-basketbollisti 2.11 cm i gjatë i cili gjatë karrierës kishte luajtur si sulmues dhe si qendër numëronte 13 sezone në NBA, duke shkuar në play-off në vitin 1997 me Clippers dhe për tre sezone radhazi me ekipin e qytetit të tij Grizzlies.

Tags: ekzekutimigruasLidhjetLorenzomisteriozevrasësinWright

TË LIDHURA

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë
Sport

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Realizoi gol në Kroaci, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit të javës
Sport

Realizoi gol në Kroaci, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit të javës

19:42 | 08/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

19:36 | 08/04/2026
Next Post
Droga Shqipëri-Siçili/Mbyllen hetimet për Habilajt, Tahiri ia hedh edhe drejtësisë italiane

Droga Shqipëri-Siçili/Mbyllen hetimet për Habilajt, Tahiri ia hedh edhe drejtësisë italiane

15 titujt që ka fituar Cristiano Ronaldon me Real Madrid

15 titujt që ka fituar Cristiano Ronaldon me Real Madrid

Messi prezanton “Këpucën e Artë” para katalanasve (Video)

Messi prezanton “Këpucën e Artë” para katalanasve (Video)







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com