Kaka i ka var përfundimisht “këpucët në gozhdë”. Ish mesfushori brazilian i Milanit, Real Madridit dhe shumë klubeve tjera, Leite Kaka, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka ardhur koha që të tërhiqet nga futbolli. “Baba, ishte më shumë sa që mund të imagjinoja. Faleminderit! Tani jam gati për rrugëtimin e radhës. Në emër të Jezusit, amin”, ka shkruar Kaka.
35-vjeçar kishte një karrierë të bujshme nga viti 2001 deri 2017, ku fitoi Kupën e Botës me Brazilin, Serie A dhe Ligën e Kampionëve me Milanin. Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2007, tha se ka pasur një karrierë më të mirë se që ka imagjinuar ndonjëherë, teksa ka shkruar është gati për aventurën e re, që sipas mediave braziliane, 35 vjeçari synon të bëhet trajner. Kaka ka fituar tituj të shumë gjatë karrierës, si me Milanin, ashtu edhe me Realin. Në 654 ndeshje për klube, ai ka shënuar 208 gola ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e Brazilit kur fituan Kupën e Botës në vitin 2002. Ai ka bërë 92 paraqitje për Brazilin duke shënuar 29 gola.