Juventus nuk toleron përballë Bolognias dhe kalon në avantazhin e dy golave që në pjesën e parë. Fillimisht është Miralem Pjanic i cili shënon një perlë të vërtetë nga goditje dënimi. Pas një rasti të pastër për vendasit rreziku kthehet në portën e Bolognias, ku nga një pozicion mjaft i favorshëm, Pjanic e kthen në gol atë goditje dënimi me mjaft mjeshtëri.
Golin e dytë e shënon kroati Mandzukic, i cili kontrollon në mënyrë perfekte një top në hyrje të zonës dhe më pak godet menjëherë duke e dërguar në rrjetë. Kroati është një ndër lojtarët më të rrezikshëm të “Zonjës së Vjetër” në fazën sulmuese dhe shpeshherë sakrifikohet për ekipin.
Dy gola kanë mjaftuar për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh dhe për të shkuar të qetë në dhomën e zhveshjes. Juventus me këtë fitore do të shkojë në kuotën e 41 pikëve në vendin e dytë, me një pikë më pak se kryesuesit e Napolit dhe një më shumë se vendi i tretë që i takon Interit.