Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Kryeprokurori”/Artur Selmani, kandidati që hetoi “të fortët” e Kuvendit; Llalla e shkarkoi për korrupsion

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Kryeprokurori”/Artur Selmani, kandidati që hetoi “të fortët” e Kuvendit; Llalla e shkarkoi për korrupsion

Artur Selmani është kandidati i fundit, që është regjistruar në  Parlament  për të kandiduar si Prokuror i Përgjithshëm, i përkohshëm. Emri i tij nuk është i panjohur për  drejtësinë shqiptare,  por profili i mëposhtëm skanon kandidatin e shtatë, që është regjistruar në Kuvend.

Selmani rezulton të ketë hetuar për disa muaj me radhë sherret  në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat janë  si kallëzimin e Partisë Demokratike për deputetin Amarildo Prenga dhe më pas deputetët Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.Personi që rezulton më i dëmtuari ka qenë deputeti demokrat, Strazimiri, i cili gjatë kësaj kohe është thirrur disa herë në prokurori, ku fillimisht ka shfajësuar  Amarildo Prengën dhe më vonë ka akuzuar Ndokën e Ndreun,në sherrin e ndodhur në hollin e Parlamentit të Shqipërisë.

Në vitin 2014, sapo ka përfunduar hetimet për deputetët  e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, i cili rezulton të jetë një nga prokurorët më jëtëgjatë  në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm  ka marrë një ndëshkim, duke e ulur në detyrë. Ai tashmë  do të komadohej si prokuror i thjeshtë  pranë Prokurorisë së Tiranës. Ky është urdhri i  Kryeprokurorit, Adriatik Llallës.

Në të kaluarën e tij, Selamani ka punuar  si drejtor i studimeve në organet e akuzës qendrore, ndërsa në të shumtën e herëve ka përfaqësuar akuzën në disa nga çështjet me nje rëndësi të madhe në Gjykatën e Lartë.  Gjithashtu  Artur Selmani, njihet si një nga personat që  ka ngritur akuza ndaj politikanëve  dhe është marrë me akuza referuar ministrave dhe deputetëve të ndyshëm, qofshin të rënda apo të lehta.

Prokurori Selmani ka ushtruar një sërë detyrash dhe njëherësh është njohës i mirë i proceseve gjyqësore të cilat janë zhvilluar pranë Gjykatës së Lartë. Por m pjesë të konfliktit të tij me Llallën nuk mbarojnë me kaq, por nisin dhe vijojnë me tej. Në Shkurt të vitit 2017, Llalla ka pezulluar nga detyra prokurorin e Prokurorisë  së Përgjithshme, Artur  Selmanin.“Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pezulloi nga detyra shefen e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin Artur Selmani, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për vrasjen e tre të rinjve gjatë një konflikti të armatosur në lagjen Çole të Vlorës, në prill të vitit 2015.Kryeprokurori urdhëroi nisjen e hetimit ndaj zyrtares dhe prokurorit për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “shpërdorimit të detyrës”, me qëllim për të zbuluar shkaqet e këtij qëndrimi. Një prej të pandehurve, Aleksandër Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Berti Alliaj dhe Ani Begaj me 35 vjet burg“-shpjegon njoftimi.

“Por, gjatë shqyrtimit të rekursit të kërkuar nga pala mbrojtëse në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda” njofton prokuroria.Në procesin e shqyrtimit të rekursit, i kërkuar nga pala mbrojtëse në Gjykatën e Lartë, prokurori i  çështjes, Selmani nuk ka mbështetur qëndrimet e kaluara të Prokurorisë, por ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rëndë”-thuhet  në njoftimin e Prokurorisë.

Tags: Artur selmanikryeprokuroriLlallate fortet

TË LIDHURA

Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat
Aktualitet

Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat

15:15 | 11/04/2026
Aksident në Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat
Aktualitet

Aksident në Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat

15:13 | 11/04/2026
Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi
Aktualitet

Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi

14:56 | 11/04/2026
Next Post
U denoncua për korrupsion, tani kandidon për kryeprokurore (foto+video)

U denoncua për korrupsion, tani kandidon për kryeprokurore (foto+video)

Hamilton: Kam aftësi të tjera, që nuk kanë lidhje me garat

Hamilton: Kam aftësi të tjera, që nuk kanë lidhje me garat

Van Gaal sulmon Mourinhon: Manchesteri im ishte më i bukur

Van Gaal sulmon Mourinhon: Manchesteri im ishte më i bukur







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat
Aktualitet

Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat

by mirseda
15:15 | 11/04/2026
0

Zbardhen të tjera detaje nga baza e municioneve që u zbulua sot në Picallë të Tiranës. Gazetarja...

Aksident në Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat

Aksident në Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat

15:13 | 11/04/2026
Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi

Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi

14:56 | 11/04/2026
Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri

Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri

14:26 | 11/04/2026
U dëmtua ndaj Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryen operacionin me sukses

U dëmtua ndaj Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryen operacionin me sukses

14:22 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com