Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Pasuria globale/Fakte që nuk i njihni, si kontrollohet ekonomia nga të pasurit

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Pasuria globale/Fakte që nuk i njihni, si kontrollohet ekonomia nga të pasurit

Të pasurit bëhen më të pasur, ndërsa ajo që humbet është “gjenerata e mijëvjeçarit”. Por jo të gjithë  janë në dijeni me faktin se gjysma e pasurisë globale zotërohet nga  1 për qind e shtresës së pasur. “Sipas tregjeve financiare Buoyant, pasuria globale u rrit me 6.4% në 12 muajt e fundit, deri në qershor, njëkohësisht ritmi më i shpejtë që nga viti 2012. Dhe sipas Institutit të Kërkimeve të Credit Suisse mbi raportin e pasurisë globale, numri i të pasurve u zgjerua sërish me rreth 2.3 milionë milionerë të rinj që iu shtuan totalit të të pasurve”– shkruan The Economist.

Raporti nënvizon ndarjen e mprehtë midis të pasurve dhe pjesës tjetër. Nëse pasuria e botës do të ndahej në mënyrë të barabartë, secila familje do të kishte 56.540 dollarë. Por në vend të kësaj, vetëm 1% i më të pasurve zotëron më shumë se gjysmën e pasurisë globale. Mesatarisht pasuria e çdo familjeje është vetëm 3.582 dollarë. Nëse zotëron më shumë se kaq, ju bëni pjesë në 50% e më të pasurve të popullsisë së botës.

Amerika vazhdon të mbizotërojë në radhët e milionerëve me rreth 43% të totalit global. Japonia dhe Britania kishin pësuar një rënie në listën e milionerëve më të pasur të botës në krahasim me atë të vitit 2016, kryesisht për shkak të rënies së jenit dhe të sterlinës.
Ekonomitë e vendeve në zhvillim kanë shënuar rritje të konsiderueshme dhe tani zënë rreth 8.4% të totalit të pasurisë globale, nga 2.7% në vitin 2000.

Në 12 muajt në të cilat u krye edhe raporti, fitimet më të mëdha proporcionale në pasuri kanë ndodhur në shtete si në Poloni, Izrael dhe në Afrikën e Jugut, falë një kombinimi të fitimeve të bursës dhe monedhës. Egjipti është humbësi më i madh, duke humbur pothuajse gjysmën e pasurisë (e llogaritur në dollarë). Zvicra është ende vendi me mesataren më të lartë të pasurisë për person.
“Ky është një hendek i gjerë brezash: millennials (ata që arritën moshën madhore në mijëvjeçarin e tanishëm) u duhet shumë punë për t’u bërë pjesë e më të pasurve. Amerikanët, midis moshës 30 dhe 39 vjeç llogariten të kenë grumbulluar mesatarisht 46% më pak pasuri në vitin 2017, në krahasim me grumbullimin e pasurisë që arriti grupmosha e tyre në vitin 2007”-shkruan Monitor.al.

Borxhet e larta të studentëve dhe vështirësia për të qenë të aftë të bëhen pronarë të shtëpive që kanë me qira, ua kanë vështirësuar punën millennials për të krijuar dhe për të grumbulluar pasurinë e tyre. Kjo pabarazi mund të kthehet në disfavor të gjeneratës së baby boomers, të cilët tani po i afrohen daljes në pension. Kur ata të vendosin t’i shesin pronat e tyre, atëherë edhe do të zbulojnë se gjenerata e millenials nuk do të jetë në gjendje të përballojë blerjen e tyre me çmimet.

TË LIDHURA

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën
Aktualitet

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

20:00 | 01/08/2025
Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi
Politikë

Gjashtë muaj në “arrest shtëpie”, lihet i lirë kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

10:16 | 01/08/2025
Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital
Aktualitet

Makina përmbyset në anë të rrugës në Korçë-Ersekë! Dy personat që ishin në mjet dërgohen në spital

10:14 | 01/08/2025
Next Post
Hidhet poshtë kërkesa e Rusisë, xhudistet kosovare pjesë e turneut në Shën Petersburg

Hidhet poshtë kërkesa e Rusisë, xhudistet kosovare pjesë e turneut në Shën Petersburg

Divorci me BE/Britania me humbje, por e kënaqur në fund

Divorci me BE/Britania me humbje, por e kënaqur në fund

Shtetet arabe në alarm pas vendimit të Trump, ç’pritet të ndodhë?

Shtetet arabe në alarm pas vendimit të Trump, ç'pritet të ndodhë?

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë
Kosovo

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë

by mirseda
23:00 | 01/08/2025
0

Sunny Hill Festival është ngjarja më e madhe muzikore dhe kulturore që zhvillohet nga sot deri më...

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

22:31 | 01/08/2025
Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

22:02 | 01/08/2025
Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

22:00 | 01/08/2025
Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

20:09 | 01/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com