Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Piktura e Da Vincit u ble nga princi trashëgimtar saudit?

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Piktura e Da Vincit u ble nga princi trashëgimtar saudit?

Pretendohet se blerësi misterioz i pikturës së piktorit italian Leonardo da Vinci, i cili u shit në vlerë rekorde në ankandin Christie’s në New York muajin e kaluar, është princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin e gazetës New York Times, duke iu referuar zyrtarëve amerikanë dhe një burimi arab që ka lidhje me këtë çështje, thuhet se Bin Selman ka blerë pikturën në vlerë prej 450.3 milionë dollarë nëpërmjet kushëririt të tij princit Bader bin Abdullah. Në artikull theksohet se blerësi i vërtetë i pikturës është princi trashëgimtar i Arabisë Saudite.

Princi Bader në një deklaratë për një gazetë në shtetin e tij mohoi pretendimet e gazetës New York Times.

“Kam lexuar me një habi të madhe lajmin e publikuar nga New York Times në lidhje me mua, e cila përmban informata të çuditshme dhe të gabuara”, ka thënë Bader. Ndërkaq në deklaratë nuk ishte përmendur piktura dhe as shitja e saj në ankand.

New York Times lidhur me atë se përse Bin Selman i është shmangur asaj që të njihet si blerësi i pikturës, ka shkruar se ai nuk dëshiron që emri i tij të përmendet me një blerje rekorde të kësaj vepre artistike, përderisa në shtetin e tij, me iniciativë të tij, vazhdojnë operacionet ndaj anëtarëve të familjes mbretërore.

Kjo pikturë ka thyer rekordin për veprat më të shtrenjta në tregun ndërkombëtar të artit. Rekordi i mëparshëm ishte me pikturën “Lojtarët e Letrave” të piktorit francez Paul Cezanne, e cila u shit në vitin 2011 për 250 milionë dollarë.

Piktura e cila njihet si “Salvator Mundi” dhe mendohej se ishte zhdukur për një kohë të gjatë është rizbuluar në vitin 2005. Ajo u ekspozua në vitin 2011 dhe u nxorr në shitje në Shtëpinë e Ankandit Christie’s më 15 nëntor të vitit 2017.

Piktura është një përshkrim i Krishtit, me një dorë të ngritur dhe një sferë qelqi në të majtën e tij. Është një nga më pak se 20 pikturat e Da Vincit që ekzistojnë.

Në operacionin e nisur kundër korrupsionit më 15 tetor nga princi saudit bin Salman, më shumë se 200 biznesmenë, në mesin e të cilëve edhe anëtarë të familjes mbretërore, ishin arrestuar në një hotel në Rijad. 

Pretendohej se biznesmenëve u bëhet presion që të heqin dorë nga pronat e tyre personale prej miliona dollarëshe për t’i shpëtuar gjykimit dhe për të fituar lirinë e tyre.

Tags: bleDa VincitngaPikturaPrincisauditTrashëgimtar

TË LIDHURA

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
VIDEO/ Nervozohet keq Rama me të rinjtë, çfarë ndodhi gjatë panairit?

VIDEO/ Nervozohet keq Rama me të rinjtë, çfarë ndodhi gjatë panairit?

Shqiptari anëtar i “bandës së të ligëve”

Shqiptari anëtar i "bandës së të ligëve"

Icardi qetëson interistët: Nuk do largohem!

Icardi qetëson interistët: Nuk do largohem!







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com