pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalsafirbetmatbet girişherabetcasibomherabetherabetcasibombetistpusulabetbetvoleholiganbetholiganbetgrandpashabetbetgit girişbetgitcratosroyalbet girişcratosroyalbettambet girişgrandpashabetbetbey giriştambetgameofbet girişbetbeyjojobet girişgameofbetradissonbet bonusjojobetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetradissonbetbetistonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomsuperbetinholiganbethititbetpusulabetcasibommatbetgrandpashabetjojobetcasibomcratosroyalbetbetvolejojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişMatbet jojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pseudopatriotët tanë

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Ben Andoni/Mjafton vetëm një lajm çfarëdo politikani, një prononcim diku prej tij dhe një tërësi njerëzish që duket sikur vegjetojnë dhe kanë qëllim të jetës thjesht komentin, janë gati t’i hidhen përsipër.

Një pjesë derdh lavdërime pafund. Në një farë mënyrë, kjo po justifikohet me këtë fuqi të madhe që ka marrë imazhi dhe dukja. Ndodhi përmbytja dhe imazhet me minutazh më të gjatë i morën politikanët dhe kinse-prania e tyre apo e shpurave të tyre masive, sesa jeta e vështirë e banorëve, të mbetur në ishuj përmbytjesh.

Sikur të mos ketë ndodhur asgjë, 48 orë më vonë, pas ikjes së shiut, gabimet e mëdha që kanë bërë këta politikanë qendrorë dhe lokalë tashmë janë anashkaluar sepse në sfond janë realitete të tjera: Integrimi dhe përplasjet boshe politike, situata alarmante e krimit dhe përditmëria e hidhur.

Për fat të keq, askush prej politikanëve, njerëzve të tenderëve nuk do të penalizohet edhe pse gjurmët e korrupsionit janë dukshëm protagonistë në kushtet që kanë shkaktuar katastrofat në vend. Apeli i mjekëve të QSUT-së ishte realisht një kambanë e fortë alarmi për gjendjen e mjekësisë në terren, ashtu si dalja e inxhinier Kristo Gogos në ekran, kur foli për sistemin e digave dhe kanaleve. Të mos harrojmë, gjatë këtyre kohëve, njerëz si ai janë të shmangur dhe do të shmangen krejtësisht.

E pra, pseudot, që hiqen si nacionalistë si atdhedashës, si vetëm ata, nuk mund të lenë radhë për njerëzit e punës për normalitetin. Mjaftohen vetëm me imazhin e tyre, me përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme dhe po e lënë vendin në këtë gjendje. Kurse ata të pagojët, që punojnë përditë mbeten të pa vështruar dhe të pavlerësuar. Për këta edhe turma e klikistave dhe komentuesve nuk ka argument.

Në ditët tona, klasën politike shqiptare e akuzon prishja e të gjithë sistemit të institucioneve të shkencës dhe degjenerimi i njerëzve të shkencës dhe të punës. Vetëm këtë se kupton më në Ministrinë tonë të Energjisë, këtë nuk e mëson nga Ministrja e re e Shëndetësisë e as nga kolegët e saj, sepse të gjithë në më të shumën rendin për t’u dukur.

Kush të mbaj më lart flamurin e protagonizmit lokal dhe qendror. Dhe frymën e tepruar nacionaliste, që tashmë po kap qeverinë. Ministri i Jashtëm rreh gjoksin dhe akuzon Serbinë se rri në dy karrige, por nuk mund të gjejë dot përgjigje se çfarë reagimi do ketë Shqipëria ndaj mëtimeve të Turqinë: Me Perëndimin apo me Turqinë?

Këtë nuk e gjen dot nga ligjërata e kryeministrit Rama që i jep leksione BE-së apo nga mëtimi nacionalist i tij me Kosovën etj. Ashtu si nuk kupton çjerrjet pa sens të kryetarit të opozitës Basha që po mundohet kudo të nxijë Shqipërinë, me aq sa mundet.

Në këtë hulli dhe në këtë pasiguri që vjen edhe nga problemet e pafundme të Kosovës, fqinjët kanë pse të na kundrojnë duke qeshur dhe duke u kënaqur. Neve u japim vetë ushqim, që të mbajnë gjallë teoritë e tyre, që duam apo s’duam, në jo pak raste i afrohen të vërtetës së hidhur: që ne qeverisemi me vështirësi.

Shqipëria ose më mirë justifikuesit e gjendjes së saj të gjitha pasiguritë dhe gabimet ia veshin si gjithnjë udhëkryqit. Ka një artikulim gati kombëtar, që kaosin ta etiketojë gjithnjë si udhëkryq. Asnjëherë një subjekt, parti apo individ shqiptar nuk e kërkon fajin te vetja, por thjesht ia delegon forcave madhore.

Deri diku fatin e vendit e justifikon: pushtimi i gjatë osman; katrahura e Luftës së Parë Botërore; pushtimi fashist; sundimi i gjatë i komunistëve.

Porse në këtë kohë, kur udhëkryqi është kaluar dhe jemi në udhën evropiane, duhet të ketë pak më shumë vend për patriotët dhe jo për kinset, që kanë bërë Shqipërinë parajsë, që bëjnë luftëra imagjinare me serbët e rusët dhe i tregojnë vendin kurdo grekut të keq.

Ka ardhur koha të ketë pak më shumë vend për njerëz si inxhinierët, punëtorët, doktorët, ata që punojnë për Shqipërinë pa u dukur orë e çast si politikanët tanë që reklamojnë veç imazhit të tyre të kudogjendur… free edhe pa ia kërkuar askush edhe të Adidas-it dhe Ferrari-t. (Javanews)

Tags: permbytjetpolitikanëtPseudopatriotëtturma

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Tronditet Anglia, plan për ekzekutimin e kryeministres Theresa May

Shteti u kërkon ndihmë bizneseve për familjet e prekura nga përmbytjet

Harta/Kualifikimi i liderëve evropianë, për çfarë njihet Shqipëria?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Sekuestrohen 96 kg kanabis në Igumenicë, dyshohet se kishte hyrë nga kufiri shqiptar

by mirseda
16:15 | 15/06/2026
0

Policia greke në Igumenicë gjatë një aksioni antidrogë sekuestroi 96 kilogramëve kanabis si dhe ndaloi nj grek...

Rama për bllokimin e autostradës: Protesta po degradohet, përfitues janë PS dhe qeveria

16:06 | 15/06/2026

Trump: Anijet po rifillojnë lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit

16:02 | 15/06/2026

Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

16:01 | 15/06/2026

Deputetja e Shkodrës reagon pas largimit nga PS: Nuk jam zhdukur, telefonin e fika vetë

15:59 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com