Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ndërkombëtarët japin ultimatumin: Miratoni Demarkacionin, është i saktë!

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ndërkombëtarët japin ultimatumin: Miratoni Demarkacionin, është i saktë!

Ndërkombëtarët kanë kërkuar që deputetët e Kosovës të miratojnë versionin aktual të Demarkacionit.

Kështu, janë zyrtarë të zyrës së BE-së në Prishtinë, të Ambasadës së Francës dhe Norvegjisë ata që deklaruan se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta miratojnë versionin aktual të Demarkacionit, pasi marrëveshja e vitit 2015 e ruan kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Sipas përfaqësuesve të huaj diplomatikë në Kosovë, marrëveshja e Demarkacionit është e saktë dhe duhet ratifikuar, edhe pse Komisioni i Ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi konstatoi se Kosova humb territor nga versioni aktual i Demarkacionit.

Jo vetëm kaq, por sipas ambasadorëve, komisionet e mëparshme (duke përfshirë edhe atë ndërkombëtar) kanë bërë një ekzaminim të përgjithshëm rreth kësaj marrëveshjeje që tregon për saktësinë e kësaj marrëveshjeje.

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë për “Zërin” se të dyja palët, edhe ajo e Kosovës, edhe ajo e Malit të Zi, ishin pajtuar që ta nënshkruanin Marrëveshjen e Demarkacionit para më shumë se dy vjetësh:

“Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit, e arritur në vitin 2015, ishte nënshkruar nga Qeveria e Malit të Zi dhe nga Qeveria e Kosovës. Të dyja palët u pajtuan kështu së bashku për të definuar vijën kufitare”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ambasade.

Kështu, sipas zyrtarëve të saj, Marrëveshja e Demarkacionit mes dy shteteve duhet të miratohet.

“Kjo marrëveshje duhet të ratifikohet. Ajo ka të bëjë me kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ajo është po ashtu një kusht i domosdoshëm që Kosova të ecë përpara drejt liberalizimit të vizave”, potencohet më tej.

Po ashtu, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë ka deklaruar se marrëveshja në fjalë, e arritur në vitin 2015, është krejtësisht e saktë.

“Norvegjia beson se komisionet e mëparshme si në Kosovë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, kanë bërë një ekzaminim gjithëpërfshirës, tërësor dhe objektiv të demarkacionit të kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi dhe beson se demarkacioni i përfunduar në marrëveshjen aktuale është e saktë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Norvegjeze dhënë “Zërit”.

Me këtë rast, duke folur rreth vendimit të Qeverisë që ta dërgojë në Kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit, Ambasada ka thënë se Norvegjia e përshëndet vendimin në fjalë.

“Norvegjia përshëndet vendimin për ta dërguar Marrëveshjen e Demarkacionit në Kuvend. Tani do të jetë në Kuvend që të marrë vendimin e saj. Me miratimin e marrëveshjes Kuvendi do ta lehtësojë integrimin e mëtejshëm të Kosovës në bashkëpunimin evropian”, theksohet në përgjigje.

Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), ka kërkuar që Kosova ta gjejë një zgjidhje sa i përket marrëveshjes së demarkacionit.

“Është thelbësore që Kosova ta gjejë zgjidhjen më të mirë për zhbllokimin aktual të demarkacionit përmes një debati të përfaqësuesve të zgjedhur dhe një vote e cila jep mbi bazën e pritjeve legjitime të popullit të Kosovës dhe të ardhmes së tyre evropiane”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së dhënë “Zërit”.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Komisioni i Ri Shtetëror, në krye me Shpejtim Bulliqin, duke prezantuar raportin përfundimtar para Qeverisë konstatoi se ish-Komisioni (i drejtuar nga Murat Meha) ka zhvendosur vijën kufitare mes Kosovës e Malit të Zi.

Tags: demarkacionimiratoninderkombetaretUltimatum

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Kryemadhi nga SHBA: Integrimi i të rinjve nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni

Kryemadhi nga SHBA: Integrimi i të rinjve nxjerrë Shqipërinë nga tranzicioni

Rama si rrallë herë, pesë fjalë nga Brukseli për Shqipërinë  

Rama si rrallë herë, pesë fjalë nga Brukseli për Shqipërinë  

Dëmet nga përmbytjet, disa herë më të mëdha se në 2015-ën

Dëmet nga përmbytjet, disa herë më të mëdha se në 2015-ën







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com