Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Qerimaj i gjashti, zhgënjen Krenar Shoraj

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Qerimaj i gjashti, zhgënjen Krenar Shoraj

Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e gjashtë në dygarësh garimin e tij në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Peshëngritësi shkodran realizoi vetëm 2 nga 6 provat në të dy stilet, duke zënë përkatësisht vendin e 4 në shkëputje dhe vendin e 9 në shtytje, ne peshën deri në 77 kg. Garimi i Qerimajt në stilin e shkëputjes nisi me peshën 155 kg, provë të cilën e realizoi me sukses. Në dy provat e tjera Qerimaj dështoi të ngrinte 157 kg. Në këtë stil Qerimaj i rendit në vendin e katërt.Jo më i letë ishte garimi në shtytje, ku pas provës së parë me 187 kg, Qerimaj nuk arriti të realizonte asnjë prej dy provave të tjera me 191 kg, duke e mbyllur garën në këtë stil në vendin e 9-të. Në total peshëngritësi shkodran arriti të ngrinte 342 kg, duke zënë edhe vendin e gjashtë. Medaljen e artë në këtë garë mori egjiptiani Mouhamed, Rejepov nga Turkmenistani mori medalje argjendi dhe Maurus i SHBA mori medalje bronzi.Me shtangistin Krenar Shoraj, që garoi në Baterinë B të peshës 85kg, është mbyllur sot aventura e kuqezinjve në Botërorin e peshëngritjes, që po zhvillohet në Anaheim të Amerikës. Shoraj realizoi vetëm një provë nga 6 që kishte në dispozicion, duke mos dhënë rezultat në dygarësh. Peshëngritësi realizoi me sukses vetëm provën e parë në shkëputje, ku ngriti 145kg, ndërsa në dy përpjekjet e tjera për të ngritur fillimisht 150kg e më pas 152kg, dështoi. Në këtë stil, Shoraj u rendit në vendin e 6-të të Baterisë B, por ajo që bie në sy është se peshëngritësi kuqezi nuk është ngjitur fare në pedanë në stilin e shtytjes. Për pasojë, ai nuk jep rezultat në dygarësh, duke mos hyrë në renditjen përfundimtare të peshës 85kg.

Tags: gjashtikrenarQerimajShorajZhgënjen

TË LIDHURA

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë
Sport

Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë

19:49 | 26/03/2026
Next Post
Erdogan, Gjermanisë: S’mund të ndërhyni në çështjet tona të brendshme

Erdogan: E dimë mirë lojën e armikut tonë

Nga shiu në dëborë/ Kukësi zyrtarisht në dimër, probleme në zonat e thella

Nga shiu në dëborë/ Kukësi zyrtarisht në dimër, probleme në zonat e thella

Përmbytjet/Zaev i gatshëm të ndihmojë popullin shqiptar

Përmbytjet/Zaev i gatshëm të ndihmojë popullin shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

by mirseda
22:48 | 26/03/2026
0

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës për përcaktimin e...

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com