Strasburgu bën surprizën e viti dhe ndal PSG-n në javën e 16, duke mposhtur kryesuesit me rezultatin 2-1. Në “Stade de la Meinau”, skuadra që kërkon t’i largohet sa më parë zonës së ftohtë, shënoi që në 14-ën me Da Costan, në zhvillimet e një goditjeje të lirë.Yjet e Parisit kanë arritur të barazojnë rezultatin pak para se të mbyllet pjesa e parë me Mbappe, pas një kombinimi fantastik të Neymar dhe Rabiot. Por në pjesën e dytë, në të 65’-ën minutë janë sërish vendasit që detyrojnë portierin Areola të nxjerrë topin nga rrjeta për herë të dytë, pas goditjes së saktë nga Bahoken. Por pavarësisht humbjes, PSG mbetet në krye të klasifikimit me 41 pikë, 10 më shumë se Marseille.
Atletico Madrid ka marë një fitore mjaft të vuajtur përballë Sociedadit në minutat e fundit në “Wanda Metropolitano”. Djemtë e Simeones nuk mund të gabonin dhe të mos përfitonin nga barazimi që mori Barcelona në mesditë përballë Celta Vigos. Heroi i “los colchoneros” ishte sulmuesi francez, Griezmann i cili arrin të shënojë golin e përmbysjes vetëm dy minuta nga fundi i takimit.Ekipi nga San Sebastiani kaloi i pari në avantazh me Willian Jose në minutën e 29-të, me 11-metësh, ndërsa reagimi i Los Colchoneros erdhi në pjesën e dytë, ku fillimisht realizoi Felipe Luis në minutën e 63-të. Pas shumë përpjekjesh madrilenët e gjetën edhe golin e fitores me të zakonshmin Grizmann, atëherë kur ndeshja po i drejtohej fundit. Atletico me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve, 6 më pak se Barça.