Një ditë pas përmbytjeve të mëdha e ndërkohë që situata pritet të rëndohet në vijim, kryesisht në Jugun e vendit, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë me një deklaratë të fortë, duke i bërë apel gjithë banorëve të zonave që rrezikojnë përmbytjen.
Ministrja ka theksuar se: “Një natë e vështirë ajo që kaluam por maksimalisht e menaxhueshme. FA dhe gjithë strukturat janë përgjigjur maksimalisht për përballimin e situatës. Të gjithë banorët që ndodhen pranë lumenjve, përrenjve apo baseneve iu bëjnë thirrje: Ikni, ikni sepse do të shtohen përmbytjet”
Sipas ministres, efektivë të FA kanë mundur të evakuojnë 315 persona, ndërkohe qw pritet rëndim i gjendjes gjatë ditës së sotme, veçanërisht në jug të vendit.
“Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet ne Vjosë, Shkumbin dhe Seman. I bëj thirrje të gjithë banorëve të prekur të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me FA dhe strukturat e emergjencës”- tha ministrja, duke shtuar: “Ju lutem bashkëpunoni për të garantuar sigurinë e jetës për secilin prej jush”.
Apeli i djeshem i ministres Xhaça
Përmbytjet në vend kanë nisur dhe situata është duke u përkeqësuar. Për të përballuar përmbytjet strukturat shtetërore kanë nisur ë marrin masat. Po ashtu Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një deklarate u ka bërë thirrje qytetarë që të ndjekin udhëzimet e strukturave përkatëse.
DEKLARATA E PLOTE
Ministria e Mbrojtjes po ndjek më vëmendje situatën e krijuar në vend për shkak të përkeqësimit të motit.
Tre ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, tanimë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, përmes një shkrese zyrtare ka porositur në mënyrë të veçantë, të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucioneve qendrore rajonale dhe vendore, për marrjen e masave urgjente për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.
Jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor, me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave për sigurimin e ujësjellësave dhe rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm, për problemet që mund të shkaktohen nga përmbytjet; kontrollin e argjinaturave të lumenjve në bashkëpunim me Drejtoritë e bordeve të kullimit dhe subjektet kontraktore shfrytëzuese të inerteve të lumenjve; monitorimin e akseve rrugore dhe mbajtja hapur e tyre për qarkullimin normal të mjeteve.
Pushtetit vendor i është kërkuar sigurimi i bashkëpunimit me OSHEE për mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave.
Në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, i bëj apel të gjithë qytetarëve, veçanërisht në zonat të prekura nga reshjet, që të ndjekin udhëzimet që po i jepen, dhe do të vazhdojnë t’i jepen nga zyrat e emergjencave civile, pranë prefekturave dhe bashkive përkatëse. Parandalimi i pasojave dhe siguria e jetës së çdo qytetari është detyrë parësore për të gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe për çdo efektiv të Forcave të Armatosura.
Ndaj, edhe një herë, i drejtohem çdo qytetari, që të bashkëpunojë e të respektojë udhëzimet e strukturave përkatëse për të kapërcyer vështirësitë e për të përballuar çdo situatë, që, sipas parashikimeve mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim.
Efektivët e Forcave të Armatosura janë në krye të detyrës dhe do të vazhdojnë të jenë të pranishëm pranë komunitetit, siç kanë bërë deri më sot, për t’i ndihmuar në rastet e ndërhyrjeve të mundshme.
Problematike situata në Shkodër, ja zonat e mbuluara nga uji
Pas alarmit te dhene nje dite me pare nga Emergjencat Civile, ndodhi ajo qe ishte parashikuar. Reshjet e shumta ne vend kane sjelle permbytjet e para. Situate problematike raportohet nga Shkodra.
Gazetari i “Panorama” raporton se ne Ana Malit jane permbytur rreth 50 ha toke ( fusha Muriqanit), nga perroi i perbashket me Malin e Zi.
Ne Rrethina mungon energjia elektrike ne te gjitha fshatrat. Ne lumin Kir prurjet jane normale.
Ne Njesine Administrative Postribe mungon energjia elektrike qe ne mengjes.
Ne Berdice mungon energjia elektrike ne gjithe fshatrat, permbytje ka ne nje pjese te segmentit ku po punohet ne rrugen Shkoder -Velipoje.
Ne Guri Zi ka patur disa here nderprerje te vogla te energjise elektrike por qe eshte rikthyer pas pak minutash.
Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonen fushore te fshatit Rrenc toke e cila eshte e pa kultivuar! Ka prezence te ujit ne aksin nacional Shkoder -Mjede. Lumi Kir ka rritur ndjeshem prurjet.
Ne Velipoje mungon energjia elektrike ne gjithe territorin per rrjedhoje dy hidrovoret nuk jane ne pune. Toke kenete e permbytur eshte afro 80 hektar toke.