Natën mes 27 dhe 28 nëntorit ka ndodhur një incident me flamurin kombëtar shqiptar në selinë e partisë Alternativa për Ndryshim në Bujanoc.
Kështu, duket se flamuri shqiptar ka lënë ‘pa gjumë’ serbët, të cilët në orët e vona të natës kanë tentuar ta heqin atë nga selia e APN.
Sipas kësaj partie, pjesëtarë të shërbimeve serbe kanë tentuar të njollosin flamurin që valëvitej në ndërtesën e selisë së këtij objekti politik.
Në njoftimin e publikuar nga ky subjekt politik, Alternativa për Ndryshim në Bujanoc gjykon ashpër këtë veprim primitiv dhe klandestin të pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë dhe kërkon që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe faktorët tjerë shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë.
Po ashtu, APN kërkon edhe sqarim zyrtar të organeve serbe, teksa pyet nëse veprimet e tilla të ndërmarra pas mesit të natës përkojnë me urdhra të ndonjë institucioni dhe për çfarë qëllimesh mund të shërbejnë ato.
Më poshtë një video nga incidenti me flamurin kombëtar shqiptar, publikuar nga Presheva.com: