Interi nuk ka ndërmend ta lejojë ti largohet lehtë bomberi argjentinas, Mauro Icardi, pas interesit të madh që kanë treguar gjigantët e Real Madrid. Sipas “Corriere della Sera”, klubi zikaltër është duke u përgatitur të fillojë negociatat për rinovimin e kontratës me Mauro Icardi, përpara se të ketë kontakte me Real Madridin. Në këtë përpjekje për marrëveshje të re, Interi do të synojë dyfishimin e klauzolës së tanishme të largimit të argjentinasit, që është 110 milionë euro. Kështu, klauzola e re në kontratën e re pritet të arrijë shifrën e 220 milionë eurove.
Icardi këtë sezon ka qenë fantastik me Interin, pasi në 14 ndeshje ka arritur të shënojë 15 gola dhe i mbanë zikaltërit në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Napoli kryesues. Interi me argjentinasin kapiten këtë sezon nuk ka pësuar asnjë humbje dhe është duke treguar një formë mjaft të artë me Spalletin në pankinë.