Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Sistemi bankar ul lehtë numrin e punonjësve, priten shkurtime të tjera

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Sistemi bankar ul lehtë numrin e punonjësve, priten shkurtime të tjera

Sistemi bankar rezulton në tkurrje prej dy vitesh, për sa i përket numrit të degëve, por edhe marrjes së punonjësve të rinj.

Teksa numri i bankave që po zgjerohen është shumë i vogël, ka banka që janë në stanjacion, ndërsa të tjera po shkurtojnë personelin, ndërsa numri i bankave në vend pritet të reduktohet.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, numri i punonjësve në sistemin bankar në fund të muajit shtator ishte 6909 persona dhe është ulur me 41 persona përgjatë këtij viti, në raport me fundin e 2016-s.

Në fund të muajit shtator, sistemi bankar kishte 494 degë, 9 më pak se në dhjetor 2016.

Sistemi bankar u rrit me shpejtësi pas vitit 2005 dhe deri në 2008-n ai e kishte dyfishuar personalin. Por pas vitit 2008, kur u godit nga kriza financiare globale, bankat po tregohen më të maturuara, si në drejtim të zgjerimit, ashtu dhe të shtimit të personelit, raporton Monitor.

Sistemi bankar aktualisht është në një fazë konsolidimi, teksa një pjesë e bankave është në shitje, gjë që mund të sjellë një shkurtim të mëtejshëm të personelit.

Konkretisht, reduktimet më të mëdha të stafit i ka shënuar Raiffeisen, me 80 persona. Edhe Pro Credit, që po investon në teknologji për të reduktuar kontaktin me klientët, ka shkurtuar personelin me 23 persona.

Këto humbje janë neutralizuar disi nga Credins, që ka marrë 51 persona në punë përgjatë këtij viti. Tirana Bank dhe Union e kanë shtuar personelin përkatësisht me 8 dhe 7 persona, ndërsa në bankat e tjera lëvizjet kanë qenë minimale.

Raiffesien ka mbyllur 3 degë, Pro Credit ka reduktuar 5 degë dhe Alpha Bank ka mbyllur një.

Veneto Banka është në proces përthithjeje nga Intesa SanPaolo, në linjë me procesin që ndodhi me bankat mëmë përkatëse në Itali. Kjo e çon numrin e bankave nga 16 në 15 dhe pritet që ky numër të reduktohet edhe më tej.

Prej disa muajsh, NBG Albania është në shitje. Shoqëria e sigurimeve Eurosig, Banka Amerikane e Investimeve (ABI) dhe Banka e Parë e Investimeve (FIB) janë tre institucionet financiare që dorëzuan ofertat për blerjen e NBG-së. Së fundmi mësohet se fituesja është ABI, por transaksioni duhet të marrë miratimin e Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të Konkurrencës.

Vitin e ardhshëm edhe banka të tjera të dalin në shitje. Një prej tyre është Tirana Bank, një tjetër me kapital grek, në linjë me strategjinë e bankave me kapital grek për të ulur ekspozimin e tyre në Ballkan.

Tags: numri i punonjesveshkurtimesistemi bankarul

TË LIDHURA

Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së
Politikë

Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së

18:55 | 12/03/2026
Rama shtron iftar në Kryeministri: Agjërimi u mëson njerëzve durimin
Kryesore

Rama shtron iftar në Kryeministri: Agjërimi u mëson njerëzve durimin

18:49 | 12/03/2026
Rama: Balluku nuk akuzohet për korrupsion, Reforma në Drejtësi s’kthehet pas
Politikë

Rama: Balluku nuk akuzohet për korrupsion, Reforma në Drejtësi s’kthehet pas

18:27 | 12/03/2026
Next Post
Vizita në Medvegjë, Selmani i jep presidentit Meta pllakatë falënderimi

Vizita në Medvegjë, Selmani i jep presidentit Meta pllakatë falënderimi

“Cunami i digave”/ “The Guardian” vë me shpatulla pas muri Gjiknurin: Po vriten njerëz!

“Cunami i digave”/ "The Guardian" vë me shpatulla pas muri Gjiknurin: Po vriten njerëz!

Detajet/ Tritol në makinë të riut, policia: Objektivi me precedentë kriminalë, rëndë në spital

Detajet/ Tritol në makinë të riut, policia: Objektivi me precedentë kriminalë, rëndë në spital







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Ambasadori iranian në OKB: S’do të bllokojmë Ngushticën e Hormuzit
Bota

Ambasadori iranian në OKB: S’do të bllokojmë Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
19:36 | 12/03/2026
0

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë i tha Euronews të enjten se Teherani “nuk...

Dyshohet se xhiroi raketat iraniane mbi qytet, arrestohet në Dubai turisti britanik

Dyshohet se xhiroi raketat iraniane mbi qytet, arrestohet në Dubai turisti britanik

19:14 | 12/03/2026
Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, dy të plagosur, policia ekzekuton autorin

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Virxhinias, dy të plagosur, policia ekzekuton autorin

19:11 | 12/03/2026
Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së

Rama: 2030 bashkon Ramazanin me Krishtlindjet, shpresoj mandatin e fundit jashtë BE-së

18:55 | 12/03/2026
Rama shtron iftar në Kryeministri: Agjërimi u mëson njerëzve durimin

Rama shtron iftar në Kryeministri: Agjërimi u mëson njerëzve durimin

18:49 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com