Trajneri italian është duke i kaluar pushimet në Kanada, pas shkarkimit në shtator nga Bayern Munchen. Por Ancelotti nuk ka në program që të qëndrojë shumë gjatë pushim. Oferta e dytë në drejtim të tij vjen nga Arabia Saudite, por që u refuzua menjëherë. Ish trajneri i Milanit, është duke e konsideruar stolin e Italisë, por kërkesat që të caktoj stafi i tij, duhet të plotësohen nga azurët.
Tani duket se topi është hedhur në dorën e Federatës Italiane të Futbollit, e cila në momentin që do të plotësojë kriteret e kërkuara nga Ancelotti, atëherë ish-trajneri i Real Madrid është i gatshëm të marrë drejtimin e kombëtares italiane.
Vlen të përmendet që Italia nuk do të marrë pjesë në Botërorin “Rusi 2018”, pasi u eliminua në fazën “play-off” nga Suedia. Nga kjo situata ka ardhur shkarkimi i trajnerit Gian Piero Ventura dhe i presidentit të FIGC, Carlos Tavecchion.