Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

RTV Presheva kundër reagim ndaj organit të përkohshëm dhe Shqiprim Arifit

7 vjet ago
in Të Gjitha
RTV Presheva kundër reagim ndaj organit të përkohshëm dhe Shqiprim Arifit

Pas letrës publike, ku RTV Presheva pretendonte se është diskriminuar financiarisht nga Shqiprim Arifi, ky televizion ka reaguar sërish.

Në një tjetër njoftimi për media, RTV “Presheva” ka shpjeguar lidhur me situatën e krijuar mes këtij mediumi dhe kryetarit të organit të përkohshëm të komunës së Preshevës, ku sqaron se nuk është sulmuar aspak subjekti politik APN, por është kritikuar vetë kreu i emëruar i Organit të përkohshëm, Shqiprim Arifi, i cili ka anashkaluar RTV “Presheva” nga buxheti i Komunës.

Njoftimi i plotë i RTV “Presheva”:

Bazuar në deklaratën për opinion lidhur me reagimin e redaksisë së RTV “Presheva”, lëshuar nga subjekti politik APN lidhur me diskriminimin financiar nga ana e Kryetarit të emëruar të Organit të përkohshëm, Shqiprim Arifi, njoftojmë qytetarët e Komunës së Preshevës por edhe opinionin më të gjerë se: 

  1. në reagimin e Redaksisë së RTV “Presheva” në asnjë formë nuk është sulmuar subjekti politik APN (nëse vetë militantët e saj e kuptojnë reagimin tonë), por është kritikuar Kryetari i emëruar i Organit të përkohshëm, Shqiprim Arifi, i cili ka anashkaluar RTV “Presheva” nga buxheti i Komunës duke ia ndarë portalit ëëë.presheva.com shumën prej 2.700.000,00 dinarë (afro 23.000,00 €), dhe mediumit privat TV “Aldi” 2.500.000,00 (mbi 21.000,00 €).
  2. ky akt i Shqiprim Arifit, nga të punësuarit në RTV “Presheva”, cilësohet si cënim dhe tendencë për mbylljen e mediumit të parë në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës, themelues i së cilës është Kuvendi komunal i Preshevës.
  3. Shqiprim Arifi në paraqitjet e tija publike shumë herë kishte deklaruar se është kundër mbylljes së RTV “Presheva”, mirëpo vendimi i tij i fundit tregon të kundërtën.
  4. të punësuarit në RTV “Presheva”, veçanërisht të apostrofuarit në deklaratën e APN-së por edhe të tjerët, nuk janë militant të partive por mund të llogariten si votues potencial të cilit do subjekt politik, pa përjashtuar faktin se dhe disa nga ta janë edhe pjesë e organeve të partive.
  5. nuk është e drejt e as kompetencë e jona, siç nuk është e drejt dhe kompetencë as e militantëve të APN-së dhe liderit të saj, të konstatojmë se partitë politike të cilat veprojnë në Preshevë dhe më gjerë, që nga fillet e pluralizmit politik e deri më sot, ngase kjo e drejtë është e elektoratit-qytetarit, të cilët do të tregojnë më 24.12.2017 se kush duhet larguar nga skena politike.
  6. pas publikimit të kësaj deklarate të APN-së e kuptuam qartë se derti më i madh i APN-së është se nuk ka arrit ta bëjë për vete asnjërin nga ta, përndryshe do ta bënte “mjaltë” RTV “Presheva” për interesat e veta, siç i ka bërë “mjaltë” edhe institucionet e tjera ku themelues është Kuvendi komunal i Preshevës.
  7. se RTV “Presheva” nga buxheti i Komunës së Preshevës nga 01.01.2017 deri më datë 10.10.2017 ka marrë 6.300.000 din., dhe se deri më 31.12.2017 në bazë të kontratës së nënshkruar do të merr edhe 1.000.000 din. është plotësisht e saktë, por kjo është bërë dhe do të bëhet sepse është obligim ligjor edhe i kryetarit tuaj që ti bartë këto mjete, pavarësisht se a don apo jo ai, janë mjete të fituara me projekte për financimin e mediave, pjesë e të cilit projekt ka qenë edhe RTV“Aldi” por jo edhe shoqata “presheva.com”, sepse këto mjete u dedikohen mediave e jo shoqatave.
  8. nuk e kuptojmë se cili është derti i APN-së dhe shoqatës presheva.com që ne jemi në një situatë të padefinuar juridikisht, meqë jemi në proceset gjyqësore lidhur me privatizimin, që merren aq shumë me vendimet gjyqësore që kanë të bëjnë me ne, bile duke mashtruar opinionin e gjerë se dokumentet i kanë siguruar nga Gjyqi administrativ në Nish. Ne bëjmë pyetje: Kaq të fortë jeni në Gjyqin e Nishit për të nxjerrë dokumentet që kanë të bëjnë me apo i keni marrë nga Administrata komunale ku ne i kemi dorëzuar si shtojcë e dokumentacionit për nevojat tona ? Tregojeni të vërtetën.
  9. kur APN flet për profesionalizëm, si në rastin tonë, neve na vie keq që nuk jeni të aftë të dalloni profesionalizmin nga inati. Këtë e keni dëshmuar deri tani në shumë raste, e sidomos me pronarin e shoqatës “presheva.com”.
  10. nuk e kuptojmë prej nga e drejtë e APN-së të deklaroj se “me përgjegjësi të plotë deklarojmë se pushteti lokal nuk ka qëllim mbylljen e RTV “Presheva”. A mos vallë mendojnë se pushteti lokal është pronë e tyre dhe se ata mund të veprojnë siç duan vet ata ?
  11. kur flitet për përçarjen e qytetarëve, bile edhe vllaznillëkut, këtë më së miri e dijnë militantët e APN-së, ngase deri para paraqitjes së tyre në publik ky fenomen nuk ka ekzistuar në vendin tonë.
  12. e sa i përket bashkëpunimit në mes të RTV ”Presheva” dhe institucioneve komunale, nga kush do që udhëhiqen ato, ua bëjmë me dije se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, por jo përmes rrjeteve sociale, grupeve në viber apo formave tjera, por në mënyrë institucionale.
  13. dëshmi e jona se dyertë e RTV “Presheva” janë të hapura për të gjithë, pavarësisht se cilit subjekt politik apo tjetër i përkasin individët dhe pavarësisht paragjykimeve të ndryshme, ne NUK NDRYSHOJMË.
  14. reagimi i Redaksisë së RTV “Presheva”, po e përsërisim edhe një herë, nuk ka qenë në adresë të APN-së dhe aspak nuk është e vërtetë se është bërë nën shtypjen e PVD-së dhe PDSH-së, por se ka qenë reagim ndaj një të padrejte e cila na është bërë nga personi i cili më shumë se të gjithë të tjerët proklamon “drejtësi”.

 REDAKSIA E RTV PRESHEVA

Preshevë 23.11.2017

Tags: kundër reagimorganit të përkohshëmRTV PreshevaShqiprim Arifit

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
FOTO/ Messi: Nuk kam marrëdhënie me Ronaldon, s’jemi miq

FOTO/ Messi: Nuk kam marrëdhënie me Ronaldon, s'jemi miq

Rritet çmimi i cigareve, 40 lekë më shumë për një paketë

Rritet çmimi i cigareve, 40 lekë më shumë për një paketë

Apple kërkon punonjës që të bëjnë punën nga shtëpia!

Apple kërkon punonjës që të bëjnë punën nga shtëpia!

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi
Bota

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi

by mirseda
23:06 | 20/05/2025
0

Italia ka mbështetur sugjerimin e Presidentit amerikan Donald Trump se Vatikani mund të ndërmjetësojë bisedimet për negocimin...

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025
“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

22:58 | 20/05/2025
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

22:53 | 20/05/2025
“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

22:40 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com