Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA u bënë bashkë edhe në raudnin e dytë të zgjedhjeve të fundit lokale.
Partitë në fjalë kanë deklaruar shpesh së koalicioni i tyre është i natyrshëm dhe buron nga kërkesat reale të qytetarëve.
Por, teksa pas zgjedhjeve të fundit lokale, Aleanca për Shqiptarët vijon të jetë një nga shtyllat e reformave në Qeverinë e re, a do të vijojë ky koalicion?
“Bashkëpunimi i ASH dhe BESËS në raundin e dytë ishte pragmatik dhe buronte nga realiteti. Momentalisht nuk ka ndonjë çështje bashkëveprimi, por është vendosur një bazament i fortë për bashkëpunim dhe bashkërendim në të ardhmen”, theksoi për Alsat-M, nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri.
Edhe nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi nuk përjashton bashkëveprimin mes dy partive:
“Ne kemi pasur një marrëveshje në raundin e dytë zgjedhor dhe kjo ka përfunduar për faktin se ASH se janë pjesë e qeverisë dhe ne jemi pjesë e opozitës, nuk mund të presim një bashkërendim të madh të aktiviteteve. Por s’përjashtohet intensifikimi i aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen”, theksoi Ibrahimi.