Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gjykata vendos/ Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Gjykata vendos/ Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm

Zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj është shpallur i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës në rastin e njohur si MTPT.

Limaj akuzohej për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti si dhe mos deklarim të parave të pranuara për fushatë.

Për pikën 1 të aktakuzës, lidhur me krimin e organizuar, katër të akuzuarit Fatmir Limaj, Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku, janë liruar nga akuzat, pasi trupi gjykues ka vlerësuar se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale.

Për pikën 2 të aktakuzës “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, katër të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, në mungesë të provave.

“Nuk është provuar se Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi kanë shpërdorur detyrën zyrtare për dhënien e tenderëve për kompaninë “Tali” dhe “Interevropa”, ka deklaruar gjykatësja Marie Tuma, me rastin e shpalljes së aktgjykimit.

Për pikën e 3, marrje e ryshfetit, gjithashtu Limaj dhe të tjerët janë shpallur të pafajshëm, pasi nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer këtë vepër penale.

“Nuk është provuar se ndërmjet vitit 2007 deri 2012, Fatmir Limaj, Nexhat Krasniqi dhe Endrit Shala kanë pranuar kërkesa për përfitime në favor të dhënies së tenderit”,  ka deklaruar gjykatësja Marie Tuma, me rastin e shpalljes së aktgjykimit.

Pika e 4 e aktakuzës kundër Florim Zukës për dhënie të ryshfetit është refuzuar, pasi është parashkruar.

Edhe për pikën e 5, Florim Zuka gjithashtu, është liruar nga akuza për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Për pikën e 6, Fatmir Limaj për mos deklarim të parave të pranuara në fushatë, është liruar nga akuza, pasi që vepra është parashkruar, shkruan Express.

Aktakuza e parë ishte ngritur me datë 05 dhjetor 2012, ndërkaq aktakuza e dytë më 19 shkurt 2014 dhe për të dyja janë mbajtur dy shqyrtime fillestare. Mirëpo me vendimin e 30 majit 2014 të kryetares së atëhershme të trupit gjykues, këto dy raste janë bashkuar në një, duke ngritur një aktakuzë të cilën e kanë quajtur aktakuzë e konsoliduar.

Tags: Fatmir LimajGjykatai pafajshëmshpalletvendos

TË LIDHURA

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit
Kryesore

Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit

21:05 | 02/04/2026
Debate në parlament për njoftimin e Ambasadës Amerikane
Aktualitet

Debate në parlament për njoftimin e Ambasadës Amerikane

20:28 | 02/04/2026
Next Post
Çfarë pritet të ndodhë me koalicionin ASH-BESA?

Çfarë pritet të ndodhë me koalicionin ASH-BESA?

Shqipëria ndryshe në syrin e amerikanes: Ju rrëfej atë që nuk shohin të tjerët (Video)

Zbarkoi në hotelin luksoz të Balilit, ja çfarë sekuestroi policia (Video)

Zbarkoi në hotelin luksoz të Balilit, ja çfarë sekuestroi policia (Video)







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com