Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

109 vjetori i Kongresit të Manastirit/Shqiptarët nderojnë mësuesit në pension të gjuhës shqipe

8 vjet ago
in Të Gjitha
109 vjetori i Kongresit të Manastirit/Shqiptarët nderojnë mësuesit në pension të gjuhës shqipe

Në 109 vjetori i Kongresit të Manastirit që në Maqedoni njihet si Dita e Alfabetit Shqip, qytetarët shqiptarë kanë nderuar të gjithë mësuesit në pension të gjuhës shqipe, duke u treguar atyre mirënjohjen për punën e pa lodhur ndër vite.

Takimi u iniciua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup (ITSHKSH) në bashkëpunim me Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë.  

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se takimi i sotëm është me një simbolikë të madhe, pasi organizohet në godinën e qeverisë, e cila në të kaluarën ka qenë famëkeqe, meqë në të janë hartuar plane dhe strategji kundër arsimit shqip, është projektuar mbyllja e shkollave shqipe, janë diferencuar ideo-politikisht, por edhe janë burgosur shumë mësues shqiptarë, ndërsa sot takimi me veteranët e arsimit mbahet në kushte të reja, kur kemi dy universitete në gjuhën shqipe dhe një institut i cili merret me kultivimin dhe afirmimin e kulturës dhe historisë shqiptare.

Asani: Dita e sotme është ditë ngadhënjimi e arsimit shqip mbi të keqen dhe mbi ata që deshën shkatërrimin e tij.

Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika në fjalimin e tij foli për rëndësinë e kësaj date dhe për kontributin e madh të mësuesve shqiptarë në ngritjen dhe emancipimin e kombit dhe shoqërisë.

Në takimin me veteranët e arsimit shqip,Xhevat Gegës, profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shkupit iu nda mirënjohje post-mortum për kontributin e tij në zhvillimin dhe avancimin e arsimit në gjuhën shqipe, qëndron në kumtesën e Shërbimit për informim të ITSHKSH-Shkup.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani theksoi se në këtë festë të madhe të shkronjave shqipe, në këtë ngjarje historike, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup shënon 10 vjetorin e themelimit.

Asani: Këtë përvjetor jubilar, ne po e kurorëzojmë me shumë suksese në planin shkencor, duke organizuar me dhjetëra konferenca të karakterit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe duke prezantuar punën tonë edhe në Uashington, Nju Jork dhe në qendrat e rëndësishme rajonale dhe evropiane.  Për një dekadë punë, Instituti ynë po e arrin numrin treshifror në botimin e veprave shkencore. Me sukses po botohet revista “Studime albanologjike”, si dhe edicioni tjetër periodik që e bartë emrin e vjetër të Shkupit – “Scupi”. Instituti ka nevojë edhe për autonomi më të madhe veprimi, dhe për më shumë mbështetje institucionale në aspekt të realizimit të projekteve dhe planeve të parapara hulumtuese – shkencore. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të kompensojmë mungesat më se gjysmëshekullore të përparimit tonë në shkencë e kulturë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të ecim tutje, duke e rritur imazhin jo vetëm se të institucionit tonë, por edhe në përgjithësi të shqiptarëve kudo që janë.

Tags: 109 vjetorigjuhësKongresitManastiritmësuesitnderojnenë pensionshqipeshqiptaret

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Skandali i radarëve në trafikun e drogës/Rama rikthen gjigantin amerikan, Kodheli e largoi më 2013

Skandali i radarëve në trafikun e drogës/Rama rikthen gjigantin amerikan, Kodheli e largoi më 2013

Albin Kurti: Sot u dënua një aktor, por jo regjisori dhe skenaristi i masakrave

Albin Kurti: Sot u dënua një aktor, por jo regjisori dhe skenaristi i masakrave

Juve e pafuqishme të mposhtë Barçën edhe pa Messin/ PSG “rrebesh” golash ndaj Celtic (Video)

Juve e pafuqishme të mposhtë Barçën edhe pa Messin/ PSG “rrebesh” golash ndaj Celtic (Video)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor
Politikë

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

by mirseda
17:59 | 10/02/2026
0

Protestën e sotme të opozitës në sheshin para Kryeministrisë e ka hapur drejtuesi politik i PD në...

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com